muri
Muri i Hadrianit, ikonë e homoseksualizmit?
Një strukturë 1900-vjeçare në Anglinë veriore njihet si një nga reliket e ruajtura më më mirë të Perandorisë Romake. Por ajo që pak njerëz dinë është historia e saj e lidhur me “historinë queer” të Anglisë.
English Heritage thotë se ka prova që perandori Hadrian ka pasur disa marrëdhënie homoseksuale ndërsa ishte ende i martuar me gruan e tij Sabina, gjë që është arritur të dokumentohet plotësisht vitet e fundit.
Polonia: Imigrantëve nuk i njihet e drejta për azil. Ndërtim muri me Bjellorusinë
Parlamenti i Polonisë ka miratur së fundmi disa amendamente që i japin të drejtë autoriteteve të kthejnë azilkërkuesit pa shqyrtuar kërkesat e tyre. Sipas këtij vendimi një person që kapet në kufi në mënyrë të paligjshme mund të urdhërohet të lërë territorin e Polonisë nga një përfaqësues lokal i kufirit.
Personit i njihet e drejta për të apeluar te komandanti përkatës por pa penguar zbatimin e urdhërit të mëparshëm.
Turqi/Drejt përfundimit muri në kufi me Iranin. 295 km pengesë kundër refugjatëve afganë
Turqia ka njoftuar sot se muri 295 km i gjatë në kufirin me Iranin është drejt përfundimit. Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka vizituar kufirin dhe që andej ka bërë të ditur se pjesa më e madhe ka përfunduar dhe se janë gërmuar 150 km llogore. Ai ka shtuar se në administrimin e murit dhe për realizimin e veprimeve mbikëqyrëse do të instalohen pajisje termike për shikim natën, 1000 mjete lokalizuese.
Ne do të intensifikojmë punën tonë, do të përforcojmë kuptimin e parimit se “kufijtë tanë janë të pakalueshëm”
Sinjale se Turqia nuk njeh as kufirin tokësor me Greqinë
Herët apo vonë Europa do të duhet të përballet me problemin e emigrantëve nga Lindja. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor të tyre janë rikthyer me lloj-lloj incidentesh të përditshme që paralajmërojnë një krizë që pritet të shpërthejë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se muri në lumin Evros mes të dyja vendeve do të përfundojë dhe kjo nuk diskutohet.
Paratë e Merkel u dhanë për sirianët, por përfunduan për ndërtimin e murit ndarës Turqi-Siri
Modeli turk i frenimit të emigracionit të sirianëve duket të ketë rezultuar efektiv parë nga interesi europian për të mos patur më në kontinent njerëz që ikin nga lufta. Por marrëveshja me Turqinë ka edhe një anë që duket se implikon Bashkimin Europian në promovimin e politikave turke që përndryshe do të konsideroheshin si shkelje e të drejtave apo poshtë standardit europian.
Orban kërkon 400 mln euro për ndërtimin e murit në kufi
Kryeministri hungarez, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të financojë gjysmën e kostos së murit që Hungaria do të ndërtojë për të ruajtur kufijtë nga emigrantët. Burime pranë kabinetit të kryeministrit Orban thanë se në një letër që do t'i dërgohet Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, do t'i kërkojet një financim shtesë prej 400 milionë eurosh.
Turqia ndërton 700 km mur në kufirin me Sirinë. Së shpejti mur edhe në kufi me Iranin
Turqia ka përfunduar ndërtimin e një muri 700 km të gjatë në kufirin me Sirinë. Sipas ministrit turk të mbrojtjes, Fikri Işık, një mur i ngjashëm do të ndërtohet edhe në kufirin me Iranin në lindje të vendit dhe ai synon ndalimin e penetrimit të terroristëve. Muret janë pjesë e asaj që ministri e quajti sistem i integruar mbrojtjeje që përfshin mure, sistem ndriçimi, kamerash dhe përdorim dronesh dhe sistemesh më të gjera mbikëqyrjeje.
Muret kufitare, listës i shtohet edhe Pakistani
Pakistani bëhet vendi i radhës që deklaron se do të ndërtojë mure në kufi. Muri do të ndërtohet në zona me kërcënim të lartë, në kufi me Afganistanin dhe synon të frenojë penetrimin e terroristëve. Por Afganistani nuk e njeh kufirin me Pakistanin, ndonëse ai njihet ndërkombëtarisht. Për këtë arsye muri i ideuar nga Karaçi zyrtar mund të kthehet në një çështje diplomatike mes të dhyja vendeve. AFP citon zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme Afgane, Najib Danish të ketë deklaruar se muri vetëm sa do të ndajë edhe më shumë njerëzit dhe ne nuk do ta lejojmë atë.
Siç tha Kryeministri: Dako përpara, por edhe me beton mbi rrënojat arkeologjike
Jo shkëmbimit të territoreve me Kosovën
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka komentuar dy ditë më parë prishjen e murit në Mitrovicë, duke lënë të kuptohet se dikush po tenton të ndajë serbët e Kosovës nga Beogradi. Sipas tij muri duhej prishur një ditë më parë nga sa ndodhi, por diçka e ka penguar atë.