Sinjale se Turqia nuk njeh as kufirin tokësor me Greqinë
Herët apo vonë Europa do të duhet të përballet me problemin e emigrantëve nga Lindja. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor të tyre janë rikthyer me lloj-lloj incidentesh të përditshme që paralajmërojnë një krizë që pritet të shpërthejë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se muri në lumin Evros mes të dyja vendeve do të përfundojë dhe kjo nuk diskutohet.
Pala turke ka kërkuar përmes një note koordinatat e ndërtimit duke apeluar për konsensus dypalësh në këtë drejtim. Mirëpo Greqia e sheh këtë si çështje sovraniteti, pasi muri po ndërtohet brenda kufirit të saj.
Se çfarë bëjmë brenda kufijve të sovranitetit tonë kombëtar është privilegji dhe përgjegëjsia jonë dhe nuk jemi të detyruar t’i japim kujt llogari
është shprehur Dendias.
Pika e debatueshme është në një zonë përmbytjesh që figuron si greke në hartat e vitit 1923. Greqia dëshiron të zgjasë murin sepse do të vendosë kontroll mbi një rajon që sipas saj shfrytëzohet nga Ankaraja zyrtare për kalim të detyruar refugjatësh. Ministri grek ka hedhur poshtë pretendimet turke se në këtë zonë nuk ka koordinata të dakordësuara pasi sipas tij protokolli i vitit 1926 përcakton qartë pikërisht këtë kufi. Nuk është shumë e qartë se çfarë qëndron pas këtij tensionimi artificial, por ambasadori turk në Athinë, Burak Ozugergin ka deklaruar se:
kjo nuk është një mosmarrëveshje kufitare
Mirëpo një qëndrim i tillë nuk ofron asnjë lloj sigurie me një Turqi të paparashikueshme dhe që ka hapur frontin e politikës së jashtme në disa drejtime dhe pa arritur ndonjë gjë të madhe.
Comments
Se pari,Turqia eshte shtet
Se pari,Turqia eshte shtet dhe nuk eshte gjysem shtet si Kosova ku sa here nderrohen qeverite aq here shiten qindra ha toke. Sic eshte edhe Shqiperia qe qeverite bejne gare kush e kush do te jap milje detare ne favor te Greqise.
I vetmi problem dhe kundrshtim qe Turqia ka eshte bregu pergjat lumitvEvros kur gerryerjet e brigjeve te lumit kane bere qe lumi te devijoj ne token turke dhe per kete shteti turk ka harta dhe fakte.
Greqia me pretendimet e saj si nje femi i llastuar nuk mund te fitoj epersi mbi Turqine sado qe kohet e fundit asaj i eshte bashkuar edhe Franca turkofobe.
Planet e ketyre dy shteteve per te izoluar Turqine ne mesdhe nuk po ecin aspak, as ne Qipro, as ne Siri e as ne Libi. Ne kete td fundit, milionat qe Greqia dhe Franca investojne ne perkrahjen e pucistit K Haftar po shkojne per lesh. Jane 6 shtete kundra qeverise legjitime qe mund te thuhet se jane 6 kundra Turqise. Dhe eshte kjo Turqi qe ka "the upper hand " ne cdo aspekt.
Nje Turqi e forte eshte ne te miren e Shqiperise, si gjithmone.
Turqia (shteti) po i kerkon
Turqia (shteti) po i kerkon kudo konfliktet, ndoshta sepse don ta ndaje problemin kurd, qe shumica e popullit turk nuk e deshiron, nga ndjenja e forte e nacionalitetit. Shqiperia nuk ka pse te mbaje problemet etnike te Turqise, ndaj gabimi i saj qe eshte lidhur me 'te si bytha me breket!
Add new comment