Muret kufitare, listës i shtohet edhe Pakistani

Postuar në 28 Mars, 2017 12:10

Pakistani bëhet vendi i radhës që deklaron se do të ndërtojë mure në kufi. Muri do të ndërtohet në zona me kërcënim të lartë, në kufi me Afganistanin dhe synon të frenojë penetrimin e terroristëve. Por Afganistani nuk e njeh kufirin me Pakistanin, ndonëse ai njihet ndërkombëtarisht. Për këtë arsye muri i ideuar nga Karaçi zyrtar mund të kthehet në një çështje diplomatike mes të dhyja vendeve. AFP citon zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme Afgane, Najib Danish të ketë deklaruar se muri vetëm sa do të ndajë edhe më shumë njerëzit dhe ne nuk do ta lejojmë atë. Kufiri ndan në mes pashtunët, grupi më i madh etnik në Afganistan. Ky i fundit akuzon po ashtu Pakistanin se strehon talebanët, që janë njësoj terroristë.  

https://townhall.com/tipsheet/meleanamoore/2017/03/27/next-country-to-bu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.