Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban

Postuar në 08 Prill, 2018 16:37

Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.

Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi  ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.

E vërteta është se këto zgjedhje janë me  shumë rëndësi për vendin dhe Europën. Kryesisht për shkak se Viktor Orban  është kryeministri i parë i një vendi anëtar të BE-së, i cili ka ndërtuar një shtet joliberal, ku sundimi i mekanizmave të ligjit dhe demokracisë të veprojnë vetëm në dukje.

Skenari më i mundshëm është një shumicë absolute për Fideszin, por jo më shumë se 2/3 e parlamentit. Gjithçka do të varet nga rajonet zgjedhore individuale në të cilat partitë e opozitës do të bashkojnë forcat. Sigurisht, një shumicë prej 2/3 do të ishte një fitore prestigji për kryeministrin hungarez me rëndësi të madhe simbolike. Tetë vitet e fundit në pushtet ka bërë çfarë ka dashur  duke shfrytëzuar këtë rezultat. Ndërmarrjet publike dhe private kontrollohen nga ai ose u përkasin sipërmarrësve të lidhur me Fideszin. Në administratën publike, janë vendosur njerëz të provuar për besnikërinë e tyre ndaj pushtetit , po ashtu edhe në gjyqësor. Ndaj dhe fuqia e Orbanit është e garantuar në planin afatgjatë.

Në këto kushte dhe rrethana shumë vëzhgues të pavarur politikë thonë se zgjedhjet këtë të dielë në Hungari do të jenë “të lira, por të padrejta", sepse Orban ka siguruar një pozitë më të mirë që në start.  Në zgjedhjet e fundit, mjaftonin 44% për të patur2/3  e votave.

Skandalet e korrupsionit kanë mërzitur opinionin publik. Opozita i ka bërë ato një çështje kyçe në fushatën e saj zgjedhore. Orban vetë përpiqet të përballet me zemërimin popullor, duke lajmëruar lëvizje polarizuese. "Nëse nuk fitoj, kombi hungarez do të shpërbëhet dhe ky vend do të fundoset", thotë ai. Retorika e tij është një shembull i asaj që njerëzit duhet të presin nëse ai dhe partia e tij fitojnë përsëri. Pas fitores së tij në 2014, ai hodhi poshtë idenë për një rrugë më pragmatike politike. Hungarezët - si evropianët - duhet të përgatiten për një skenar të ngjashëm.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/ekloyes-sten-oeyyaria-e-epikindene-t...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.