rreziku
Rreziku bërthamor dhe vetëdija
SIPRI: Bota po hyn në një erë të re rreziku
Njerëzimi po hyn në një fazë të re rreziku. Instituti i Stokholmit për Kërkimin e Paqes, ka publikuar këto ditë një raport që qysh tani është bërë i shumëcituar. Klima, pandemia, lufta, uria, katër faktorë që kombinojnë dhe ushqejnë njëri-tjetrin në një botë që është në prag të shpalljes zyrtarisht si vend i pasigurtë.
Rreziku që vjen nga Edi Rama
Në historinë tonë të afërt, psikoza e formatuar sipas modelit “Përtej jush jam unë”, ka ardhur të paktën tri herë. Hera e parë, por në mes të historisë së keqe, ka ndodhur në vitin 1929, që lidhet me Benito Musolinin.
Votimi dhe teknologjia, sa rrezikohen zgjedhjet europiane?
Sa i sigurt është votimi elektronik? Si ndikon teknologjia e aplikuar në masë të gjerë në procesin e votimit?
Kë shqetëson prezenca e Turqisë në Ballkan?
Turqia vijon të renditet ndër temat kryesore të mediave Perëndimore që e shohin Ankaranë si një kundërshtar të fortë të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit. Kështu gazeta gjermane Die Welt e konsideron presidentin turk si kujdestar të muslimanëve të Ballkanit. Gazeta merr shkas nga takimi elektoral i Erdogan në Sarajevë, duke nënvizuar se të gjitha vendet e BE kanë ndaluar presidentin turk të bëjë fushatë në këto shtete, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë nuk kishte asnjë problem.
Anketa në Greqi: Shqipëria, rreziku i dytë pas Turqisë
Fakte interesante sjell anketa e këtij viti publikuar nga Issue Publik lidhur me qëndrimin e opinionit publik grek ndaj çështjeve të politikës së jashtme në një kohë të tensioneve të mëdha gjeopolitike dhe trazirave në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.
Në përgjigjet e qytetarëve ekziston një shqetësim i qartë për një episod të mundshëm ose për një konflikt të armatosur me Turqinë, ndërkohë që duket zhgënjimi që shprehet për NATO-n dhe vendet që janë aleatët tradicionalë të Greqisë.
Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban
Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.
Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.
Prodhuesit shqiptarë: Zona Ekonomike Rajonale, falimenton prodhimin vendas
Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë e konsideron krijimin e tregut rajonal, apo Zonës Ekonomi, si kërcënim për biznesin e vendit tonë. Në një intervistë për revistën “Monitor”, sekretari i Përgjithshëm i shoqatës, Arben Shkodra, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur dhe nëse hapja e tregut ndodh atëherë fabrikat do të jenë të parat që do ta pësojnë.
OKB: Europa po bën një kthesë të rrezikshme drejt nacionalizmit
Hyrja e ekstremit të djathtë në koalicionin e ri në Austri shënon një pikë "të rrezikshme" kthese për politikën evropiane, ka theksuar të hënën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Raad Al Hussein Zeidan. Gjatë një intervistë me AFP, ai tha se grupe të caktuara po përpiqen të "shfrytëzojnë frikën" për qëllime politike në Europë .
Stoltenberg: Bota ndodhet në pikën më të rrezikshme që ka njohur ky brez
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se bota ndodhet në situatën më të rrezikshme që ka njohur ky brez. Lajmi bëhet publik nga gazeta britanike “The Guardian” e cila shton se deklarata vjen ndërkohë që është njoftuar dislokimi i 100 mijë trupave ruse në kufi me Bashkimin Europian dhe ndërkohë që kriza bërthamore me Korenë e Veriut përkeqësohet.
Në një analizë të përgjithshme Stoltenberg përmes intervistës së tij, thekson se bota përballet sot me sfida më komplekse dhe të njëkohëshme se më parë. Më të vështira për t'u parashikuar dhe të disa natyrave.