Prodhuesit shqiptarë: Zona Ekonomike Rajonale, falimenton prodhimin vendas

Postuar në 06 Janar, 2018 11:29

Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë e konsideron krijimin e tregut rajonal, apo Zonës Ekonomi, si kërcënim për biznesin e vendit tonë. Në një intervistë për revistën “Monitor”, sekretari i Përgjithshëm i shoqatës, Arben Shkodra, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur dhe nëse hapja e tregut ndodh atëherë fabrikat do të jenë të parat që do ta pësojnë.

Në momentin e qasjes së zonës së lirë, normalisht mbreti i tregut është çmimi. Produkti me lirë do të dominojë tregjet, pasi rregulli i artë i tregut të lirë është çmimi. Produktet shqiptare nuk do të jenë të afta të mbijetojnë më shumë se gjashtë muaj pas produkteve të importit. Pas gjashtë muajsh, tregu vendas do të kapet tërësisht pasi mallrat e importit për të njëjtën cilësi do të ofrojnë çmime më të lira. Atëherë kemi disa detyra shtëpie për të bërë. Shteti duhet të ulet me prodhuesit urgjentisht

shprehet Shkodra.

Sipas tij qeveria duhet të nisë të bëjë llogaritë për ato që po ndërmerr, pasi përndryshe qytetarët shqiptarë edhe kur të hyjnë në BE do të privohen nga produkti i tokës së tyre.

Zona e lirë ekonomike e rajonit është paradhoma BE-së. Nëse ne nuk e bëjmë mirë këtë ushtrim, imagjino çfarë do të ndodhë kur të firmosësh marrëveshjen finale të anëtarësimit me BE-në, një produkt polak, hungarez, rumun apo bullgar do të vijë shumë herë më shpejt nëse nuk do të kemi barriera. Nëse në këtë moment, nëse ti nuk ke analizuar dhe nxitur prodhimin vendas, atë pjesë me të cilën ti konkurron, pasojat do të jenë të rënda.

Por ky proces nuk do të thotë vetëm incentiva fiskale, por identifikim, markim dhe promovim i markës “made in Albania”. Gjatë periudhës së stabilizimit, ne duhet të kemi krijuar të gjitha mundësitë maksimale që prodhimet tona të kenë qasje në tregjet europiane.

Serbia, në këtë moment, po punon në mënyrë që të përthithë prodhimet e rajonit dhi t’i shesë ato si marka të saj në tregjet e huaja. Pra janë disa gjëra që duhet të merren në analizë. Serbia ka edhe pozitë të favorshme gjeografike, pasi është më afër vendeve të Europës Qendrore. Por, përveç Serbisë, të gjitha vendet e tjera në rajon po përparojnë. Situata është alarmante, pasi pasojat e mospërgatitjes do të jenë fatale dhe të pakthyeshme

thotë ai.

http://www.monitor.al/bisneset-shqiptare-te-mbyllen-ose-perthihen-nga-fa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.