Anketa në Greqi: Shqipëria, rreziku i dytë pas Turqisë

Postuar në 29 Prill, 2018 12:47

Fakte interesante sjell anketa e këtij viti publikuar nga Issue Publik lidhur me qëndrimin e opinionit publik grek ndaj çështjeve të politikës së jashtme në një kohë të tensioneve të mëdha gjeopolitike dhe trazirave në rajonin e Mesdheut Lindor, Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. 

Në përgjigjet e qytetarëve ekziston një shqetësim i qartë për një episod të mundshëm  ose për një konflikt të armatosur me Turqinë, ndërkohë që duket zhgënjimi që shprehet për NATO-n dhe vendet që janë aleatët  tradicionalë të Greqisë. 

Grekët shohin si kërcënim të parë Turqinë dhe pas saj Shqipërinë. Në mënyrë të qartë (82%) thonë se marrëdhëniet me Turqinë janë përkeqësuar dhe se problem kryesor është çështja e sovranitetit.
44% e qytetarëve besojnë se një luftë greko-turke ka gjasa të ndodhë në vitet e ardhshme, ku 42% mendojnë se Greqia do të jetë fituesi.
13% e opinionit ndan shqetësimin se kërcënim i dytë pas Turqisë është Shqipëria. Vërehet se pavarësisht polemikave që ekzistojne në shoqërinë greke për Shkupin, Maqedonia nuk vlerësohet si një kërcënim serioz për vendin.

Shtetet e Bashkuara (50%) dhe Gjermania (41%) vlerësohet të kenë ndikimin më të madh në Greqi, ndërsa 62% kanë një opinion negativ mbi NATO dhe 49% besojnë se Greqia nuk ka përfituar nga pjesëmarrja e saj në Aleancë.

Megjithatë, qytetarët i besojnë ushtrisë greke në masën 80%, ku 64% duan një rritje të shërbimit ushtarak, ndërsa pyetjes se kush është aleati më i mirë i Greqisë  31% i përgjigjet se nuk është asnjë vend me një preference të vogël për Rusinë, Francen dhe Shtetet e Bashkuara. 

https://www.huffingtonpost.gr/entry/tha-yinei-polemos-me-ten-toerkia-pol...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.