Orban kufizon me ligj veprimtarinë e OJQ-ve të George Soros
Kryeministri hungarez tha të premten se do të kufizojë me ligj veprimtarinë e organizatave joqeveritare në Hungari, shumë prej të cilave i akuzon se synojnë të ndikojnë në jetën politike të vendit. Budapesti ka akuzuar shpesh miliarderin George Soros për ndërhyrje në punët e brendshme përmes organizatave joqeveritare.
Javën e fundit qeveria hungareze shpalli të padëshirueshme organizatat joqeveritare Transparency International dhe Komitetin e Helsinkit, të cilat kanë publikuar raporte kritike ndaj trajtimit që Hungaria po u bën emigrantëve.
Megjithatë kryeministri hungarez është i vendosur të mos lëshojë për për këtë çështje, duke deklaruar se emigrantët e paligjshëm që do të kapen në Hungari do të trajtohen sipas veprës penale që kanë kryer dhe do t’i nënshtrohen sistemit të paraburgimit.
Add new comment