opozita
Nuk pi më anglez...
This is a miracle of fredoom!
Ndërkombëtarët dalin jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre ..
Kjo fjali është titull kryesor në disa media dhe konkulzion i këtyre redaksive pas konferencës që dhanë në Tiranë eurodeputetët e Parlamentit Europian.
Nuk është ndonjë fragment i cituar nga moria e deklaratave që bënë eurodeputetët, të cilin thjesht këto media e kanë referuar, por një rezyme shumë-redaksionale mbi “shuplakën” që mori opozita nga ndërkombëtarët.
Nuk ndihmon Kushtetuta në këtë rast
Opozita parlamentare nuk është më në Kuvend. Ajo dorëzoi mandatet e veta. Dhe me këtë akt ka nisur procedura e zëvendësimit. Zoti Rama po përdor mjetet ligjore për të krijuar Opozitën Kushtetuese.
Mirëpo në thelb përfaqësimi buron nga vota dhe zgjidhja kushtetuese e bën gjethe fiku këtë zgjidhje artificiale.
Një ditë pasi opozita mori këtë vendim, në mediat pranë pushtetit u qarkullua një lajm sipas të cilit z. Rama ka kërkuar që ministrat dhe deputetët e PS-së të mos replikojnë me përfaqësues të PD-së, LSI-së dhe PDIU-së, me idenë se ata nuk përfaqësojnë më asgjë.
Akuza e parë publike për konçesionin e dokumenteve të identifikimit
Pasi kaluan pesë vjet përballje me akuza, skandale, dyshime dhe mashtrime të konfirmuara, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka menduar të thotë diçka për konçesionet. Këto kanë qenë temë elektorale e Partisë Socialiste, e cila premtoi se do t’i anullonte. Me të ardhur në pushtet, gjuha ndryshoi. Socialistët thanë se kontratat nuk zhbëhen sepse Shqipëria do të shkonte në arbitrazh. Kjo është e vërtetë padyshim.
Një hap përpara/Përfaqësuesi i fondacionit "Adenauer": Nuk mund të mbyllen sytë para problemeve faktike
Përfaqësuesi i fondacionit Konrad Adenauer që vepron prej vitesh në Shqipëri, Florian Feyerabend, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, se lëvizjet e fundit të opozitës shqiptare janë diktuar nga defaktorizimi i saj në rolin thelbësor si kontrolluese e qeverisë. Sipas tij nuk duhen mbyllur sytë para problemeve reale që janë edhe blera e votës dhe depërtimi i krimit në politikë.
Opozita quhet armik i brendshëm
Qeveria e ka pozicionuar veten si lokomotivën që po çon vendin drejt Perëndimit duke shpallur praktikisht opozitën si armik të brendshëm.
Kryeministri ka akuzuar shpesh kundërshtarët politikë se kanë hedhur baltë mbi qeverinë në takimet jashtë vendit, ndonëse vetë po tregon me gisht opozitën lartë e poshtë.
Shqipëria nuk është më ajo e para 21 shkurtit
Edi Rama ka hyrë tashmë në epilogun e karrierës së tij në ekzekutivin shqiptar për këtë legjislaturë. Kryeministri i Shqipërrisë vazhdon të japë intervista në mediat e huaja se ai nuk do të dorëhiqet, se ka marrë mandatin nga populli për të qeverisur, se ka mazhorancën, se përpara janë zgjedhjet lokale, se opozita ka frikë etj..
As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe
Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.
Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.
Vurkot e shekullit XXI
Shumëkush prej nesh e kanë lexuar komedinë “Pas vdekjes” të Çajupit. Në mos e kanë lexuar kanë parë vënien në skenë. Në këtë komedi është një personazh, një gazetar i gazetës “Rrufeja”, Vurkua – Zoti Vurko – që ndër të tjera ka si biçim zanati shkruajtjen e nekrologjive.