This is a miracle of fredoom!
Ndërkombëtarët dalin jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre ..
Kjo fjali është titull kryesor në disa media dhe konkulzion i këtyre redaksive pas konferencës që dhanë në Tiranë eurodeputetët e Parlamentit Europian.
Nuk është ndonjë fragment i cituar nga moria e deklaratave që bënë eurodeputetët, të cilin thjesht këto media e kanë referuar, por një rezyme shumë-redaksionale mbi “shuplakën” që mori opozita nga ndërkombëtarët.
Nuk duket të jenë rastësi edhe mediat që kanë prodhuar të njëjtin titull apo brendashkrim të lajmit. Lajmi është përcjellë me të njëjtin formulim nga Shqiptarja.com, Report Tv, Tv Klan, Gazeta Tema apo Tirana Post. Kuptohet mediat që e kanë vendosur në ballinë janë ato që janë treguar më partizane ndaj një leximi të situatës identik me atë të qeverisë.
Në gjuhën e gazetarisë kjo ngjashmëri në tituj dhe lajm kuptohet si e njëjta dorë ose thënë ndryshe dora e shefit. Dihet që mediat në fjalë drejtohen nga njerëz të ndryshëm, por në këtë rast përputhja e mendimit dhe formulimit është një mrekulli ie lirisë. This is a miracle of fredoom!
Comments
E bukur!
E bukur!
Ska me bukur kur shef
Ska me bukur kur shef gazetarët qe shqyhen me njeri tjetrin. Nejse, gazetarë i thencin, se me keto postime si me sipër, as Saliu dixhital sti poston...
Furka
Mos ta bejne, por ia pret fondet Endri Furka. Apo nuk i ndan me liste legeni.
Shkurt e sakte.
Nje bravo e madhe. Me pak fjale ke permbledhur problemin me te madh qe nuk do ta shofi asnjera pale , as pushteti se i sherbejne sot , por edhe opozita se do i sherbejen neser sic i sherbyen dje. E keqja e madhe e Shqiperise dhe shqiptareve Mediat e kapura. Jane ne te njejtin nivel llumi me Gjykatat, Prokurorine dhe se fundi edhe Policine nen drejtimin e ndritur te Lleshit te zi.
Add new comment