opozita

Melodrama bajate e demokratit Gramoz Ruçi!

Postuar në 20 Shkurt, 2019 18:58

Kryetari i Kuvendit të Shqipërise, z. Gramoz Ruçi, tha sot se protesta e opozitës dhe dhuna e ushtruar në 16 shkurt dëmtuan rëndë imazhin e Shqipërisë. Pyetja është nga e di z. Ruçi këtë;  cilat kancelari, zyra apo agjenci ia kanë raportuar, kush e ka konstatuar, ku është reflektuar ky perceptim? 

Z. Ruçi vazhdon me këtë përgjithësim:

Anglishtja e çuditshme e Tiranës

Postuar në 19 Shkurt, 2019 19:22

Opozita parlamentare e Shqipërisë është vënë në një zjarr të kryqëzuar politik pas të cilit qëndron vetëm një gjë: karriera e Edi Ramës. Në sulm janë hedhur të gjithë duke predikuar për shoqërinë se vendit po i bëhet gjëma. Janë po ata që deri më dje e cilësonin opozitën si të paaftë,  denigruese, që qelb parlamentin, që njollos vendin. Sot e duan me çdo kusht në Parlament. Mburoja e kësaj loje janë bërë selitë diplomatike në Tiranë, që kanë kohë tashmë që nuk flasin, por me gjithë respektin, dërdëllisin pro qeverisë.

Ec o burazer përpara! T'i dhamë të gjitha...

Postuar në 19 Shkurt, 2019 12:49

Nuk pushon zhurma, mërmërima, pëshpërima, ulërima dhe pasthirrma, gjykimi dhe paragjykimi, analiza dhe stërhollimi për djegien e mandateve parlamentare nga ana e opozitës.

Social-nacional-mediatikët, kolonia e pashuar e Shqipërisë është në ethe. Nuk di si ta lexojë faktin se Lulzim Basha mori një vendim. Hodhi një hap i ziu pas pesë vitesh rrethrrotullimi(edhe këtë nuk dihet a e çon deri në fund).

Nuk-u i Knutit, pa vlerë. Jo-ja për negociatat ka kohë që është vendosur

Postuar në 18 Shkurt, 2019 17:59

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar sot për gazetën “Tema” se vendimi i opozitës për djegien e mandateve parlamentare do të ndikojë për hapjen e negociatave. Zotëria bën edhe vlerësime morale për opozitën që janë tashmë të njohura. 
Ky qëndrim i shtohet varganit të qëndrimeve të njëanshme dhe manipuluese të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar.

Dy fjalë mbi qytetarin (jo) të dhunshëm Shqiptar

Postuar në 18 Shkurt, 2019 01:50

 

Protesta e opozitës në Tiranë të shtunën që lamë pas, pruri midis të tjerash, një polemikë ndërpartiake mediatike, me ngjyra të forta moraliste dhe kripto-hipokrizie. Fjala është për recetën e pretenduar deontologjike se ‘si dhe cilët janë shqiptarët e vërtetë’.

Largimi i Ramës, skenar përtej opozitës?

Postuar në 17 Shkurt, 2019 21:29

Protesta e opozitës, e cila u bë lajm në mediat ndërkombëtare për skenat që u shënuan para kryeministrisë si dhe paralajmërimi i Bashës për djegie mandatesh e ka futur rendin politik në një situatë të paprecedentë për Shqipërinë në 28 vite pluralizëm.

Në një perspektivë afatshkurtër kryeministri Edi Rama është i detyruar ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por me gjasë do të presë qershorin  kur dhe pritet të vijë përgjigjia e Brukselit për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian. 

Mbetet opozita e ankesave në Platformën e Bashkëqeverisjes

Postuar në 16 Shkurt, 2019 22:32

 

Protestoni paqësisht!

Kjo thirrje po dëgjohet nga të katër anët në këto orë. Atë e artikulojnë demkat e partisë, analistët militantë, gazetarë që po mbushin dekadën që shkruajnë të kundërtën e asaj që mendojnë, amatorë të Facebook-ut. Por këtë tezë po e riqarkullojnë me forcë dhe këmbëngulje edhe pushtetarët. Zv.kryeministri, kryeministri, ministri i Brendshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, etj..

Momente nga showbiz-i i protestës (Video)

Postuar në 16 Shkurt, 2019 20:34

Plani i opozitës që protestuesit të futeshin në katin e parë të kryeministrisë për të qëndruar deri në 20 shkurt dështoi.

Berisha ishte për këtë skenar, kurse Lulzim Basha ndryshoi axhendë nga fundi i protestës, për arsye që ai vetë i di më mirë.

Gjithsesi protesta pati edhe momentet e saj të showbiz-it politik të ndërthurura me imazhe të popullit protestues që ecën ndonjëherë me aspiratat e tij duke e jetuar momentin sipas një paradigme që tipizon shqiptarin pamvarësisht kohës dhe situatës në të cilën ndodhet.

Demokracia në veprim/Majtas: Në Tiranë. Djathtas: Në Romë

Postuar në 14 Shkurt, 2019 16:44

Boja e Palokës mbi Ramën ka provokuar shpërthimin e një arsenali sharjesh, akuzash e deri hipotezash qytetërimore që e ndajnë botën shqiptare në Ne dhe Ata. Shkëlqejnë në këtë lukuni progresistësh ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që krahasoi opozitën me skenarin Gruevski dhe kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj që gjeti rastin ta lajë veten për të thënë se termin “shpellar” e ka përdorur për PD-në jo për protestesusish.

E megjithatë Ne duhet të protestojmë

Postuar në 13 Shkurt, 2019 12:06

Opozita parlamentare në Shqipëri ka paralajmëruar se do të protestojë më 16 shkurt kundër qeverisë. Përfaqësues të saj kanë dalë në seri për të njoftuar lloj lloj skenarësh, mes të cilëve edhe ai më i dashuri për mëmëdhetarët: populli do marrë në dorë fatet e saj. Si një konglomerat formacionesh politike që e ndjejnë se nuk kanë këllqe, mundësi dhe as kapacitet për të çuar në radikalizimin e protestës si akt politik i përgjegjshëm, opozita po ja lë në topin në derë popullit. Që në këtë rast mund të jenë militantë të saj që do të testojnë ndonjë gjë të papritur.

Pages

Subscribe to RSS - opozita