Nuk-u i Knutit, pa vlerë. Jo-ja për negociatat ka kohë që është vendosur
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar sot për gazetën “Tema” se vendimi i opozitës për djegien e mandateve parlamentare do të ndikojë për hapjen e negociatave. Zotëria bën edhe vlerësime morale për opozitën që janë tashmë të njohura.
Ky qëndrim i shtohet varganit të qëndrimeve të njëanshme dhe manipuluese të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar.
Është informacion thuajse gjysmë zyrtar prej muajsh që negociatat nuk do të hapen dhe se nota pozitive do të jetë vetëm për Maqedoninë. Këtë e di shumë mirë edhe kryeministri Rama edhe Fleckenstein. Por këtë e kuptojnë të gjithë duke parë vetëm situatën në Francë dhe Gjermani, apo edhe duke kujtuar sesi një vit e ca më parë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, do të deklaronte se BE-ja premtoi hapjen e negociatave në këmbim të reformës në drejtësi sipas tekstit absurd që ka prodhuar kaosin e sotshëm.
Reforma u bë, negociatat jo. Shqipërinë mesa duket e frenojnë elementë të tjerë, gjeopolitikë, është koha që kjo të thuhet hapur që të mos lejohet që kryeministri të bëjë lodra nacionaliste.
Në këtë kuptim deklarimet e Fleckenstein nuk kanë ndonjë kuptim real. As edhe vënë ndonjë notë mbi vendimin e fundit të opozitës. Thjesht vënë në dukje hallin e disave në Tiranë që po vijnë vërdallë si pordha nëpër brekë për t’i dhënë dum një situate që ka arritur në pikë kritike.
Add new comment