opozita

Rishfaqen premtimet pa faturë të Edi Ramës. Por tani nga Lulzim Basha

Postuar në 12 Gusht, 2015 19:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për mediat prej nga ku ka zbuluar atë që mund të quhet projekti politik-qeverisës i opozitës. Paraprakisht edhe i përgatitjes së rotacionit. Të paktën kjo ishte gjuha e Bashës dhe premtimet e tij.

Kryeministri konfirmon: "Furtunën brenda koalicionit e duan edhe “disa shokë të PS-së dhe LSI-së”

Postuar në 12 Gusht, 2015 04:28

Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Dita”. Një nga çështjet e prekura është edhe situata brenda koalicionit qeverisës. Rama pranon se “furtunën brenda koalicionit” e dëshirojnë disa përveç opozitës. “Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale.

Shqipëria është larg ngjyrave të Edi Ramës*

Postuar në 09 Gusht, 2015 20:04

Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit krijuan, ashtu siç pritej, iluzionin e rrejshëm se në këtë vend, më saktë në qeverisjen e këtij vendi, punët po shkojnë mirë e bukur. “Na shihni, vetë na votuat, jemi më të mirët”, dukej sikur thoshte (dhe thotë, për fat të keq), qëndrimi i fitimtarëve të majtë, në një mjedis të lodhur, ku më shumë u sherrosën në heshtje Rama dhe Meta, sesa pozita me opozitën.

Çfarë opozite mund të ndërtojë Lulzim Basha

Postuar në 06 Gusht, 2015 09:36

Humbja e zgjedhjeve lokale nga PD  çeli diskutime mbi përgjegjësitë, mënyrën se si zhvilloi fushatën dhe mbi atë se çfarë duhet të jetë opozita.  Për fat të keq këto diskutime u fokusuan më së shumti tek detaje të sipërfashme që kanë të bëjnë me njerëzit që ka afruar kryetari Lulzim Basha, mbi njerëzit që e këshillojnë apo njerëzit që k

Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”

Postuar në 03 Gusht, 2015 22:46

Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.

Parathuhet fituesi i tenderit 61 milionë euro për shërbimin e dializës. Flitet për kompaninë e Bujar Gazhelit, mikut të kryeministrit Rama sipas opozitës. Beqaj: Do kemi garë ndërkombëtare

Postuar në 01 Gusht, 2015 22:42

Dy ditë para tenderit për Shërbimin e Dailizës sipas formës së konçesionit Partneritet Publik Privat, opozita ka folur për fituesin që sipas saj është i paracaktuar dhe është mik i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

Pages

Subscribe to RSS - opozita