Kryeministri konfirmon: "Furtunën brenda koalicionit e duan edhe “disa shokë të PS-së dhe LSI-së”
Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë sot një intervistë gazetës “Dita”. Një nga çështjet e prekura është edhe situata brenda koalicionit qeverisës. Rama pranon se “furtunën brenda koalicionit” e dëshirojnë disa përveç opozitës. “Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale. Nuk ka asgjë të panatyrshme sidoqoftë në këtë ëndërr të opozitarëve ose dëshirë të disa shokëve në partitë e ndryshme të koalicionit, përfshirë edhe PS apo LSI. Por ka një problem vështirësisht të kapërcyeshëm për ëndrrën a dëshirat e tyre. Ky është fakti se koalicioni ka funksionuar më së miri në funksion të reformave reale dhe ky është, në fund të fundit, elementi themelor që e bën të suksesshëm e të dobishëm për vendin koalicionin tonë. Çka do të thotë se furtuna e pritshme në këtë drejtim mund të ndodhë vetëm në gota të ndryshme”, thotë Rama.
Add new comment