Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”
Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë. Sipas tij vakumin e lënë prej kryetarit po rrezikon ta mbushë, Fahri Balliu, Genc Pollo apo Lefter Maliqi. Ky i fundit “më parimori” sipas Pekës. “Populli i djathtë ka nevojë të dëgjojë çdo ditë se çfarë mendon Basha e jo çfarë mendon shoku i Bashës e i Metës, Fahri Balliu. Ata duan të dinë se çfarë mendon Basha e jo se çfarë mendon Pollo më emër të Bashës. Ata duan të dinë se si do t’i sjellë Basha në pushtet e jo se si e këshillon Lefter Maliqi, kryetarin Basha për të ardhur në pushtet. Edhe Papa flet një herë në javë...Qytetarët duan të dëgjojnë Bashën dhe kur nuk janë dakord me të. Ndryshe do detyrohen të dëgjojnë Fahriun, Lefterin e Gencin nga opozita. Por me tezat e Fahriut për aleancë me Metën, të Pollos për aleancë me Ramën e të Lefterit për aleancë edhe me “UFO-n” në Berat, opozita nuk ka thënë asgjë”, shkruan Peka. Të jetë vallë kështu? A po dëgjon kush çfarë thotë Pollo, ndonëse ka media që i referohen? Ndoshta. Por ndoshta kjo qasje synon të stisë kufiza politike imagjinare në PD, si instrument relativizimi i zërave të tjerë që mund të peshojnë. P.sh Jozefina Topalli mund të ketë shumë antipati mbi vete, por gjithsesi dëgjohet më tepër. E meqë jemi te Topalli, na vjen në mend teza e saj pas zgjedhjeve të 2013-ës, kur deklaroi se Edi Rama ishte njeriu që ka poshtëruar më shumë nga të gjithë katolikët, meqenëse kandidoi dhe fitoi në veri me kandidatë me përkatësi katolike, por me probleme në cv-të e tyre. Të jetë kjo një analogji e Pekës për rolin e jugorëve në PD? Të jetë Balliu-Pollo-Maliqi, trinomi ideologjik i opozitës ndaj kryetarit të opozitës? Ndoshta. Por sido që ta shikosh është për të qeshur. Edhe sepse mbase ka ardhur koha kur kryetari flet me heshtje.
http://syri.net/index.php/2015/08/03/vakumi-i-bashes-qe-po-mbushet-nga-f...
Comments
Mbasi jane tre jugor qe hapin
Mbasi jane tre jugor qe hapin probleme, "UN JAM GEGE" qe s'hapi probleme. Ha,ha,ha.
Add new comment