genc pollo
Pollo shumëzon me zero betejën e dekriminalizimit: Jam për lista të mbyllura
Genc Pollo është bërë sot i gjallë me një intervistë në gazetën “Panorama”. Ndër të tjera, z. Pollo ka folur edhe për reformën zgjedhore duke shprehur mendimin se ideja e listave të hapura nuk përshtatet me realitetin shqiptar.
PD: Ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar bie ndesh edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka deklaruar sot se ligji i veçantë që i jep kompanisë “Fusha sh.p.k” shkel edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian, çka krijon kushtet për veprim nga Brukseli.
Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qendrore të Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ”Fusha sh.p.k”.
Vëllai i Olldashit shpërthen kundër Genc Pollos
Deklaratat e Genc Pollos për prishjen e rrugës Elbasan-Librazhd dhe aludimi se leja abuzive për shtrimin e fibrave optikë në këtë rrugë është dhënë nga ish-ministri Sokol Olldashi kanë ngjallur reagimin e vëllait të deputetit të ndjerë, i cili përmes një postimi në facebook ka sulmuar ashpër Pollon.
Incidenti Ndoka-Pollo, PD: Akt rrugaçëror i deputetit të Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj atyre që i quan sulme të deputetit Arben Ndoka ndaj deputetit Genc Pollo. “Deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka ka sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje rrugë e me tone banditësh deputetin Genc Pollo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij. Partia Demokratike e dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit të Edi Ramës, i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”
Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.