Çfarë opozite mund të ndërtojë Lulzim Basha

Postuar në 06 Gusht, 2015 09:36
Fitim Zekthi

Humbja e zgjedhjeve lokale nga PD  çeli diskutime mbi përgjegjësitë, mënyrën se si zhvilloi fushatën dhe mbi atë se çfarë duhet të jetë opozita.  Për fat të keq këto diskutime u fokusuan më së shumti tek detaje të sipërfashme që kanë të bëjnë me njerëzit që ka afruar kryetari Lulzim Basha, mbi njerëzit që e këshillojnë apo njerëzit që kanë ndikim tek ai,  cilët ishin koordinatorët e fushatës, a ka një largim nga Sali Berisha apo qejfmbetje si kjo.  Në fakt kjo tregon se  debati është ose ishte apolitik dhe se ka të bëjë me lakmitë dhe luftërat vulgare personale.  Arsyet pse opozita i ka humbur zgjedhjet janë të shumta. Tek këto arsye ka elementë organizativë, politikë, demografikë, ka ndërthurje mes tyre etj. Një parti nuk është thjesht një entitet që kërkon vota dhe mbledh vota.

Një parti është një organizëm që ka ide dhe bindje të sajat me anë të të cilave ajo kërkon të marrë vota dhe po me anë të tyre të qeverisë. Diskutimi mbi opozitën duhet të nisë pikërisht nga idetë dhe bindjet që udhëheqin apo që duhet ta udhëheqin atë. PD pretendon se është një parti e qendrës së djathtë. Për të djathtën morali është themeli mbi të cilin ajo ndërton mendimin dhe veprimin e saj politik. Për të djathtën rruga për të përmirësuar gjërat kalon gjithnjë nga përmirësimi moral i individit. Gjithkush bën luftën e tij me defektet e tij. Ndërsa e majta beson se rruga për ti ndryshuar gjërat kalon përmes betejës me defektet e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse e majta ka të shkruar në kodin e saj gjenetik militantizmin, aktivizmin, revolucionin dhe kjo është arsyeja pse e majta  prodhoi disa nga totalitarizmat më të egër të historisë si komunizmin dhe fashizmin (shumica e studiuesve të totalitarizmave mbrojnë idenë se fashizmi apo nazizmi janë një nga format e ekstremizmit të së majtës. Tim Stanley, Leon Poliakov etj.) Për të djathtën e mira arrihet gradualisht. Përmirësimi  është përpjekje e vazdhueshme një nga një. Një filozof amerikan, Denis Prager,  thotë se edhe brezi më fisnik i lindur ndonjëherë sërish duhet t’i mësojë fëmijët e tij si të luftojnë me natyrat e tyre.

Ndërsa e majta nuk fokusohet te zhvillimi individual i karakterit.   Ajo gjithmonë dhe kudo është fokusuar te revolucioni social. Për të majtën njeriu është i mirë dhe për çdo akt të keq të tijin është përgjegjëse shoqëria, ajo duhet të mbajë përgjegjësi dhe ajo duhet të ndryshojë, të tranformohet etj. E djathta e quan shumë të rëndësishme përgjegjësinë individuale sepse e djathta beson tek zgjedhja e lirë e individit. Për këtë arsye partitë e djathta  që në fillimet e tyre e  kanë patur një shtyllë rëndësishme moralin. Profesori i universitetit të Berkley-it (Californi) George Lakoff, një nga shkencëtarët më të njohur konjitivë sot në botë, thotë se edhe fjalori që përdor e majta dhe e djathta në lidhje me moralin është shumë i ndryshëm. Sipas tij e djathta e lidh moralin thellësisht me metaforën Fuqi Morale. Kjo metaforë në sistemin moral të mendimit të djathtë dhe të partive të djathta nënkupton të qenit i mirë si të qenit i lartë dhe të qenit i keq si të qenit i ulët. Në konceptin moral të së djathtës kanë vend shprehi të tilla si: ai është një qytetar i fisëm, ai është i lartë, kjo ishte një gjë e ulët, ai është si gjarpri në bar, të bësh veprime djallëzore, është të lëvizësh nga koordinatat e moralshme tek imoraliteti.  Partitë e djathta e kanë shumë më të pranishëm fenë dhe Zotin në diskurin e  tyre. Partitë e majta që në krye kanë qenë antiklerikaliste. Ato janë ngritur mbi premisën se Zoti nuk ekziston, se feja është errësirë, se është mirë që ajo të mos ekzistojë fare.  Në fillesat e të majtës,  jakobinët në Francë mbyllën të gjitha kishat (shumë i dogjën), vranë mijëra priftërinj. Në Spanjë në vitin 1938 forcat socialiste vranë po ashtu mijëra priftërinj.  Komunizmi  nuk ka rëndësi të përmendet.

Kulturalisht e majta ka prodhuar miliona faqe tekste kundër fesë, qindra filma, teatro, piktura, skulptura e lloj lloj veprash të tjera. Ndonëse mund të duket shumë abstrakt dhe i largët si këndvështrim, ky është një element themelor në shpjegimin e mënyrës se si partitë sillen dhe mënyrës se si ato iu drejtohen njerëzve. Ky këndvshtrim  është një element i rëndësishëm i shpjegimit të rezultatit zgjedhor sidomos në vende që kanë të kaluar komuniste si ne. Votuesi i majtë nuk gjykon moralisht, ai nuk voton nisur nga kategori të tilla. Votuesi i majtë ka për kriter bazë përkatësinë. “Në qoftë është i partisë sime nuk ka rëndësi se çfarë është” . Për shembull ish oficerët, ish komunistët, njerëz që kanë patur funksione në regjimin komunist votojnë thuajse 100% partinë socialiste. Vetë kryetari i partisë socialiste Edi Rama tha gjatë fushatës  në shumë raste se nuk i  duhej askujt një burrë i mirë kandidat për kryetar bashkie. Për Ardian Turkun që kandidonte në Elbasan apo Voltana Ademin që kandidonte në Shkodër  Rama tha se ata janë burra dhe gra të mira por kjo nuk kishte asnjë rëndësi. Votuesi i djathtë voton duke për kriter bazë moralin.

Peggy Noonan analiste e njohur politike në SHBA thotë se Truman dhe Reagan fituan dhe u bënë president vetëm sepse ishin njerëz të mirë. Ajo shprehet se “ata nuk dinin asgjë nga politika krahasuar me politikanët e tjerë  të kohës së tyre por shpëtuan jo vetëm Amerikën por edhe botën nga fatkeqësi të mëdha vetëm sepse ishin njerëz të mirë.“ David Kahneman (nobelist) dhe Amos Tsverky  që kanë studiuar mënyrën se si votojnë njerëzit  thonë se brenda gjithë irracionalitetit të votuesit vihet re kjjo e përbashkët: “të majtët zgjedhin nisur nga përkatësia dhe të djathtët nisur nga morali.” Të gjithë e dinë se partia socialiste dhe e majta në tërësi ka marrë në Shqipoëri një numër thuajse të njëjtë votash. Edhe kur ka humbur në vitin 2005 dhe 2009, edhe kur ka fituar në vitin 2001, 2003, 2007 apo  2013 e majta ka marrë të njëjtën sasi votash me shumë pak luhatje. Pra sado keq te jete moralisht e majta ajo serish nuk votohet kunder. Partia demokratike kur degradon moralisht mund të zbresë në përqidje qesharake siç ndodhi në vitin 2013 ku pati zona ku zbriti deri në 16 apo 17%.

Votuesi i djathtë në qoftë se nuk  sheh veprim moral, sjellje morale, vendimarrje morale dhe për pasojë kandidaëtë dhe fushatë të mbështetur mbi këtë shtyllë refuzon të votojë. Morali eshte i shkruar ne  në kodin gjenetik të votuesit te djathte sic eshte shkruar perkatesia ne kodin e votuesit te majte. Partia demokratike është krijuar si një forcë morale që është vënë përballë një regjimi dhe një parties krejtësisht imorale në vitin 1991. Sado të kenë lëvizur gjërat në kodin gjenetik të votuesit dhe të sajin kjo ka gjurmën e saj.  Në PD, ndryshe nga e partitë e majta,  mund të ketë ish komunistë,(ka ish komunistë) mund të ketë ish bllokmenë, ish gjytarë e ish prokurorëtë regjimit komunist, mund  të ketë trafikantë apo hajdutë por askush nuk mund mburret pse është komunist ose pse ka qenë bllokmen apo i biri i ndonjë anëtari të byrosë politike.

PD nuk mund të mburret se ata nuk nuk mburren, PD duhet ti largojë ata.  Partia demokratike duhet të ndahet nga njerëzit që vijnë nga komunizmi, nga ata që në atë kohë kishin një rol sado të vogël në përndjekje, në mediat e saj apo në organe të tjera. Kjo është një betejë e vështirë dhe kërkon kohë. Basha ka aftësinë ta çojë PD drejt kësaj trajektoreje.  Partia që ai drejton  duhet të respektojë ata që punojnë, ata që kanë sukses, ata që me zotësitë e tyre kanë arritur të bëjnë diçka. Ajo që ka ndodhur në qeverisjen ne djeshme  duhet thënë, duhet pranuar dhe mbajtur përgjegjësi. Përgjegjësia mbahet duke mos iu dhënë një rol atyre që kanë dështuar apo më keq janë korruptuar.Veprimi duhet të institucionalizohet, vendimet duhet të jenë transparente. Opozita duhet të gjenerojë kulturë dhe mendim politik, nuk duhet të rrijë gjithë kohën duke lexuar denoncime.

Kjo do ta çojë atë vetë drejt hapjes  dhe do ta çojë vetë drejt largimit të gjithë ata që duan të ruajnë në gjendjen ku është apo edhe më keq në gjendjen ku ishte.  Kjo është rruga e vetme e drejtë e  një force të  djathtë. Ka të drejtë edhe kundërshtari të fitojë. Mund edhe të humbë në zgjedhje por ka humbur në rrugën e saj. Nuk ka humbur në rrugë tëë mbushura me mbetje të vjetra, e shumë  të vjetra që janë jo vetëm pengesa por  edhe degraduese. Ndryshe le të shpallë se është një parti e majtë dhe le të mos e ketë moralin një element të  rëndësishëm të qenies së saj.

Comments

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

Z.Fitim !

Nuk eshte vetem idea apo bindjet qe percaktojne Partine e djathte por dhe regullat-statuti qe duhet te jete demokratik.

Nuk behet Partia me njerez te emeruar me miq e klienta me askusha dhe ketu qe arsyeje tjeter e deshtimit si ne 2013 ashtu dhe ne 2015, madje katastrofik. Dhe Basha, krahes atit te tij shpirteror ishte shkaku I ketij deshtimi qe eshte fatkeqesi per vendin duke na lene ne dore te pinjolleve te komunizmit.

partia ringrihet jo me keta, ne se nuk doni qe te mbetet e nje krahine , e nje tarafi etj e tj,,. por me rregulla demokratike e ide demokratike e te qendres djathte.

Perndryshe durojeni Edvinin me shoke.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.