Akuza e parë publike për konçesionin e dokumenteve të identifikimit
Pasi kaluan pesë vjet përballje me akuza, skandale, dyshime dhe mashtrime të konfirmuara, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka menduar të thotë diçka për konçesionet. Këto kanë qenë temë elektorale e Partisë Socialiste, e cila premtoi se do t’i anullonte. Me të ardhur në pushtet, gjuha ndryshoi. Socialistët thanë se kontratat nuk zhbëhen sepse Shqipëria do të shkonte në arbitrazh. Kjo është e vërtetë padyshim. Por ama qeveria ka të gjithë tagrin dhe të drejtën që të shikojë nëse kontratat përmbushen në termat e vet dhe nëse ato kur janë nënshkruar kanë marrë parasysh interesin e vendit apo jo. Mund të mos zhbësh dot kontratën, por mund të hetosh dhe të detyrosh që zyrtarët që i hartojnë ato të flasin për mënyrën sesi janë realizuar.
Ky proces prodhon patjetër pasoja pozitive dhe kjo u pa te rasti i konçesionit të skanimit në dogana. Thuhet se ka nisur një hetim në SHBA për firmosjen e një kontrate korruptive nga OSI Systems, çka çoi edhe në pasoja në bursë. Asnjë kompani serioze nuk do të donte të rrezikonte në këtë mënyrë. Pra hapësirat e veprimit ekzistojnë, por jo vullneti.
Në një përpjekje – ndjesë për fjalorin – të pafytyrë për të ndarë koncesionet në të mira dhe të këqija, z. Beqja shkruan sot për disa probleme teknike, konkrete të koncesioneve të firmosura në kohën e qeverisë së z. Berisha. Shkruan z. Beqja:
Me PPP identifikohemi si shtetas brenda vendit dhe kur udhëtojmë jashtë vendit. Kemi letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike. Paguajnë qytetarët shqiptarë jo pak, edhe pse sot e kësaj dite nuk është përdorur asnjëherë asnjë nga dy chip-et elektronikë që ka letërnjoftimi, siç nuk është bërë ende ndonjë lexim biometrik i pasaportës shqiptare në ndonjë aeroport europian. Verifikoni letërnjoftimet që keni në xhep dhe do të shikoni se polikarbonati është i dëmtuar. Madje jo pak njerëz e kanë ndryshuar letërnjoftimin sepse është bërë i papërdorshëm. Dhe tani që ka një kërkesë të shtuar për sportele meqë do të duhet një rinovim masiv letërnjoftimesh, operatori, i përzgjedhur që prej 10 vitesh, nuk është në gjendje t’i përgjigjet kësaj kërkesë të rritur në sportele. Këto dokumenta i mbajnë në xhep edhe politikanë të opozitave që nuk kanë lënë akuzë pa bërë për PPP-të e shëndetësisë si dhe opinionistë që nuk kanë kursyer asnjë lloj imagjinate pa zhvilluar për PPP-të e shëndetësisë. Tek-tuk kam parë apo dëgjuar të ndihen për letërnjoftimet elektronike qoftë si qytetarë apo qoftë si përfaqësues të publikut
Më tej ai përmend, kolaudimin, Rinasin, terminalin e portit të Durrësit, transaksionin e mallrave etj., për të cilët gjen ndonjë problem konkret. Sigurisht koncesioni i dokumenteve të identifikimit përmendet për herë të parë në publik. Ai ka qenë thuajse i paprekshëm dhe çështjet që ngre zoti Beqja janë çështje që patjetër duhet të jenë në termat e kontratës. Po çfarë bëri qeveria e tij? Asgjë. Nuk hapi asnjë letër, asnjë hetim, të paktën në dijeninë publike. Sot që situata për qeverinë është e vështirë, kalohet në tezat konçesionet e mira dhe të këqija, ndërkohë që barra bie mbi të gjithë ne. Një qeveri serioze dhe që pretendon të sjellë ndryshimin dallon jo vetëm në hedhjen e një hapi në kontratat e veta, por edhe në rishikimin e çdo shkeljeje që është bërë, pasi kështu dërgon mesazhin e një vullneti ndryshe. Konçesioni i dokumenteve të identifikimit është diçka shumë serioze dhe z. Beqja flet vetëm për elementët vizualë, opr askush nuk flet p.sh për çështjen e të dhënave dhe administrimit të tyre. Ligji mund të referohet kollaj, por a zbatohet ai? Dyshojmë shumë dhe vetë ish-ministri po na thotë se konçesionarët nuk janë shumë skrupulozë në këtë drejtim. Por as qeveria e cila merr rolin e media duke konstatuar problemin për të mbyllur probleme të tjera.
Comments
Replike
O k..e kanari. Je i pari qe ankohesh per kete problem. Po si qeka njelloj cilesia e polikarbonatit te leternjoftimit me ilaçet e skaduara qe shite ti mor pusht. Paskan qene rraqe e poshter keta pjellat e komunistave.
Add new comment