opozita
Brukseli, mbështetje pa kushte për Ramën
Dy ditë para protesës së opozitës, Komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn u është drejtuar me një letër qytetarëve shqiptarë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian, ku shpreh keqardhjen për mosgjetjen e një zgjidhje ndonëse BE ndërmjetësoi përpjekjet për dialog. Megjithatë Hahn është i qartë dhe i drejtëpërdrejtë kur thotë se opozita u vetëpërjashtua nga procesi dhe se krerët politikë që do të pengojnë të ardhmen e shqiptarëve do të mbajnë përgjegjësi.
Letra e plotë e Hahn:
1 milionë vota për ta lënë Shqipërinë siç ishte
Gënjeshtra dhe demagogjia po infektojnë keq klimën politike në Shqipëri, të cilën media nuk duket se po e administron dot në pasqyrim. Për çdo takim, çdo lëvizje, çdo fjalë, ndoënse me tekst dhe vizibilitet të njëjtë për të gjithë, tituj të ndryshëm, lexime të njëashme dhe theksime të posaçme tentojnë të tërheqin vëmendjen aty ku është interesi I njërës palë. P.sh paketa e McAllister do të duhet të raportohej njësoj pasi përmbajtja e saj ishte e rëndësishme dhe shumë e pranueshme.
Opozita synon të rrëzojë 18 qershorin në Kolegj
Paralelisht me akzionin e rrugës, opozita është kujdesur që të luftojë edhe brenda sistemit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kjo ka qenë dhe arsyeja e regjistrimit në zgjedhje të Partisë Agrare Ambientaliste, përmes së cilës është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimi i KQZ për pranimin e listave të kandidatëve deri në datën 29 Prill.
Rehatia apo Demokracia, kush kërcënohet nga protesta e PD-së?
Protesta e paralajmëruar e opozitës në 13 Maj ka angazhuar figurat e reja e të vjetra të pushtetit në Partinë Socialiste të analizojnë aksionin politik të PD nga premisat e teoricienëve të demokracisë dhe stabilitetit. Nga dritaret e pushtetit shihet me një lloj keqardhje që Partia Demokratike po del jashtë sistemit dhe po asgjeson veten në një farë mënyre, madje kjo quhet deri një pabesi ndaj shtresave të djathta.
“Asnjë Pazar. Të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama!”
Koço Kokëdhima, kryetar i lëvizjes “Zgjidhja”, ka menduar të dalë sot me një editorial të vetin që merret me trajtimin e krizës politike në vend. Editoriali shfaqet në ditën kur është njoftuaar takimi mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilëve Kokëdhima, duket se zgjedh të parin në funksion të kauzës së zgjedhjeve të lira.
Edhe Gjermania do i njohë zgjedhjet pa opozitën
Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar Susanne Schütz. Pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.
Opozita nuk do e njohë Ramën si kryeministër pas 18 Qershorit
Tashmë nuk ka më asnjë dilemë për skenarin e opozitës për zgjedhje. Basha foli nga çadra për luftë totale dhe mosnjohjen e Edi Ramës si kryeministër pas 18 qershorit. Më poshtë deklarata e Bashës:
"Çadra mbyllet brenda pak ditësh"
"Dita e Qametit" kaloi pa incidente
Opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar duke bllokuar për 1 orë disa nga aktet nacionale të vendit. Ndryshe nga sa deklaruan eksponentë të qeverisë për rikthim të skenarëve të 97' gjithçka kaloi pa incidente.
DASH mban në lojë Bashën dhe çadrën e opozitës
Mospjesëmarrja në zgjedhje e opozitës nuk është siç thotë kryeministri vetëm një vetëvrasje e Partisë Demokratike, por një handikap që komplikon situatat politike në Shqipëri. Këtë e di shumë mirë kryeministri Rama por edhe ndërkombëtarët, që deri më tani kanë testuar nervat e opozitës duke folur për respektim të datës kushtetuese për zgjedhjet.