opozita
Opozita e vërtetë janë ata që po ikin
Ilir Meta sot është President i Republikës dhe prej gojës së tij nuk mund të dalin më ato frazat e mënyrës dëftore me mesazhe njëdrejtimëshe. Po kështu Ilir Meta e ka të vështirë edhe gjestikulacionin e të fortit që hakërrehet me duar dhe këmbë nga ndonjë foltore duke gënjyer ndonjë të mbetur para televizorit se ai është trimi i fundit në Shqipëri; kjo sepse fati politik e paketoi në krye të shtetit.
Nga supermazhoranca e vjetër tek opozita e re, sipas numrave
Rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit krijuan një situatë tjetër politike në raport me situatën e katërvjeçarit të kaluar, duke vendosur balanca të ndryshme nga ato që ishin deri më sot! Votuesit zgjodhën Partinë Socialiste, zmadhuan LSI-në dhe dërrmuan opozitën. Në përgjithësi forcuan edhe më tepër partitë e deritanishme në pushtet, në dëm të opozitës.
As në pushtet, as në opozitë. Thjesht në Pazar
Ajo që ndodhi sot në mbrëmje në Këshillin Bashkiak të Tiranës na rikonfirmon shijen e hidhur të poshtërimit që buron nga një klasë politike që është aty për të bërë biznes. Si fillim duhet të pranojmë se propozimi për rritjen e çmimit të ujit nuk është absurd në vetvete, as edhe nuk i mungon objektiviteti.
Gënjeshtari që luan kryepozitarin: Nuk bëjmë Pazar
Lulzim Basha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.
Xhaketa e vjetër Lulzim Basha - miti i rremë i të "shkolluarit jashtë"
Ajo që ndodhi në Partinë Demokratike së fundmi është një episod ndër të shumtët në historikun e tranzicionit shqiptar. Zgjedhje që shpallen si të tilla për të shmangur përgjegjësitë e humbësve kronikë dhe për t’u konformuar me një rregull të importuar sipas të cilit pastrimi vjen me votë.
SHBA nuk përjashton përfshirjen e opozitës në qeveri
Në kohën kur shumica nuk ka hedhur asnjë hap për të formatuar qeverinë dhe kur ministrat e Partisë Demokratike vijojnë të jenë në kabinetin Rama, Shtetet e Bashkuara inkurajojnë vazhdimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës duke mos përjashtuar ospionin e përfshirjes së opozitës në qeveri. Zv/ndihmës sekretari amerikan Hojt Yee tha për Zërin e Amerikës se i takon kryeministrit të vendosë nëse do të kërkojë ministra nga opozita.
A do të vijë dita të kemi një opozitë normale?*
Gjatë këtyre ditëve të fundit paszgjedhore e kemi hedhur shpesh pyetjen për çështjen se a do të vijë ndonjëherë dita, edhe pse kishim menduar se tashmë ishin pjekur kohët dhe situatat e mbërritjes së saj, kur një parti a koalicion, pasi të humbë zgjedhjet, të gjejë përballë vetes opozitën normale, që të reflektojë për humbjen, t’u gjejë vendin autorëve kryesorë të kësaj humbjeje, të ringrihet me shpejtësi edhe të fillojë menjëherë fortësisht luftën me politikën qeverisëse, të dalë nëpër mitingje,të bëjë beteja me alternativat e saj për çdo implementim ekonomiko-kulturor, politik etj. etj.
Juncker letër Ramës: Mandat për reformat. Të vijojë bashkëpunimi me opozitën
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me rastin e fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit. Një mandat për të vijuar reformat e nisura, kështu e lexon votën shqiptare Juncker, që shton se miratimi i tyre kërkon dialog konstruktiv ndërpartiak. Ai kërkon përpjekje të reja për miratimin e reformës në drejtësi, por edhe në luftën kundër drogës dhe kultivimit të saj. Juncker po ashtu vlerëson marrëveshjen me opozitën, të cilën e konsideron sit ë dobishme për vendin.
Kriza sistemike që prodhoi 25 qershori*
Gjithçka ndodhi në zgjedhjet e 2017-s u testua në zgjedhjet e pjesshme për kryetar Bashkie në Dibër, me të vetmin ndryshim që PS nxori mësimet nga ky “test”, duke marrë të gjitha masat për ta sofistikuar dhe maskuar të njëjtin skenar që u aplikua në shkallë kombëtare, veçanërisht për ta bërë të pakapshëm për vëzhguesit ndërkombëtarë. Madje, skema e “ministrave teknikë”, pavarësisht angazhimit maksimal të individëve të vetmuar ministra, shërbeu si një alibi e plotë maskimi.
"Perceptimi është se pushteti dhe opozita në Shqipëri blejnë veten"
Perceptimi i krijuar në këto zgjedhje është se pati shitblerje masive të votës. Partitë që humbën zgjedhjet si LSI e PD akuzojnë palën fituese se përdori para masive për të blerë vullnetin e qytetarëve. Për aq kohë sa mbetet në nivel perceptimi, jemi të prirur të dyshojmë se humbësit po justifikojnë humbjen.