opozita

Estrada e integrimit (Video)

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 17:31

6 muajt që na ndajnë nga Europa, d.m.th nga hapja e supozuar në rastin më të mirë e negociatave të anëtarësimit me BE-në, në fakt duhet të reflektoheshin edhe në seriozitetin e vendit për të hyrë në paradhomën e Brukselit. Kryeministri i vendit ka tërhequr shpesh vëmendjen me stilin kozmopolit si për të treguar se të qënit në Europë nuk është vetëm procedurë burokratike, por edhe hierarki konceptesh që reflektohen më së paku në veshjen e tij.

Shupenza e “Opozitës që Duam”!

Postuar në 17 Nëntor, 2017 21:01

60 nxënës të gjimnazit të Shupenzës rrezikuan jetën për shkak të rrjedhjes nga sistemi i kaldajës, të paktën siç janë dyshimet e para, derisa hetimet të përcaktojnë edhe shkakun e vërtetë. Ngjarja mund të ishte me pasoja edhe më tragjike, por fatmirësisht përfundoi pa pasoja.

Përtej përgjegjësive që mund të kenë të bëjnë me firmën kontraktore apo pushtetin lokal, ngjarja nuk i ka shpëtuar ngjyrimeve politike dhe ajo çfarë tërheq vëmendjen është si u është përgjigjur qeveria kritikave të opozitës.

Nuk ka nevojë për një portal më shumë

Postuar në 14 Nëntor, 2017 20:44

Kryetari i opozitës parlamentare, z.Lulëzim Basha, ka artikuluar këto dy ditë akuzën më të rëndë politike që është bërë ndoshta në dy dekada. Sipas tij inkriminimi i ekonomisë dhe qeverisjes ka arritur deri në atë pikë saqë edhe projektbuxheti është në funksion të pastrimit të parave të drogës. Duke marrë të mirëqenë të dhënat se sasia e parave të drogës që hamendësohet që xhiron në një vit në Shqipëri, është më e madhe se vetë paraja e buxhetit vjetor, atëherë është e qartë se akuza  është edhe më e rëndë.

Opozita fut në lojë Metën (Letra)

Postuar në 08 Nëntor, 2017 13:45

Opozita duket se është kordinuar me Ilir Metën, të cilit i ka kërkuar publikimin e te dhenave te mbledhjes se  Këshillit të Sigurisë, mbajtur 11 nentorin e shkuar nga presidenti Nishani. Kërkesa është firmosur nga Flamur Noka, Myslim Murrizi, Isuf Çelaj, Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Luan Rama dhe Endrit Braimllari. Ata kërkojnë që deklasifikohet materiali i diskutuar në atë tyrezë pas dyshimeve me përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafikun e drogës.

Lubonja: "Opozita duhet të kërkojë dëshmi nga Visho Ajazi nëse ka raportuar për trafikun e drogës"

Postuar në 30 Tetor, 2017 17:37

Fatos Lubonja i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të thërrasë në seancë dëgjimore ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi, për ta pyetur mbi trafikun e drogës në Shqipëri. Një një intervistë në studio e News24, Lubonja iu referua një deklarate të kryeministrit Edi Rama tri ditë më parë, sipas të cilës SHISH nuk ka sjellë në kryeministri asnjë informacion zyrtar për ndonjë grup trafikantësh që lidhen me emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Rama: Rrëshqitëm në gabime, por luftën do ta fitojmë

Postuar në 18 Tetor, 2017 18:22

Kryeministri vijon të komentojë nga rrjetet sociale situatën politike ku ndodhet vendi pas përgjimeve të dosjes Habilaj dhe zhvillimeve politike që lidhen me krijimin e Frontit të Ri opozitar, PD-LSI. Një parashtrim i gjatë që merret me më shumë me aspektin moral të opozitës në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit, dhe pak me përgjgjësitë që ai ka personalisht për këtë situatë.

Opozita mund të kërkojë interpelancë te portali "Shqipëria që Duam"

Postuar në 07 Tetor, 2017 14:21

Shqipëria ka një problem shumë të madh me qeverisjen e saj. Por Shqipëria ka një sfidë strategjike me mungesën e një opozite reale. Zhvillimet e këtyre muajve të fundit kanë çuar në buzë të zvetënimit të plotë palët politike që duhet të përfaqësonin një opozitë serioze. Hija e dyshimit për pazare nën zë, për koninuktura nga më të ndryshmet, denatyroi palët edhe gjatë mandatit të parë të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Por kjo të paktën kompensohej nga fakti se konvencionalisht skena politike ishte brenda kontureve të veta.

“Teser” opozitari për Lulzim Bashën nga Gramoz Ruçi

Postuar në 05 Tetor, 2017 12:03

Lulzim Basha është përjashtuar sot nga punimet e seancës plenare të Parlamentit për shkelje të Rregullores. Në materialet video që u shpërndanë, tregohet Basha që kërkon me këmbëngulje mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar reformën zgjedhore, futjen e saj në rend të ditës, pas kërkesës për debat që sipas tij, ka depozituar opozita. Kreu i seancës. Gramoz Ruçi, ka refuzuar kërkesën duke argumentuar se Konferenca e Kryetarëve nuk ka atribute mbi një seancë që ka nisur. Por ky është vetëm aspekti teknik i përballjes që çoi në përjashtimin e inskenuar të Bashës.

Palaçollëku i PD-së/Pas katër vjetësh kërkon arrestimin e...Mimi Kodhelit

Postuar në 03 Tetor, 2017 11:18

Sot gazeta zyrtare e Partisë Demokratike ka në faqen e parë një titull – thirrje për arrestimin e ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ajo akuzohet për aferën e radarëve të ushtrisë që sipas PD-së, kanë shërbyer për të mbuluar trafikun e drogës, ndërkohë që firma përkatëse ka vijuar të paguhet.

Një opozitë për punët e veta (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 20:23

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi këtë të martë në Komisionin e Edukimit mbi problematikat e arsimit parauniversitar, tekstet shkollore dhe emërimet në arsim.

Për shkak edhe të specifikës së këtij komisioni parlamentar që dominohet nga gratë, debati ishte një ndërthurje zhurmash dhe tonalitetesh pa radhë në funksion të ndarjes Ne dhe Ju.

Pages

Subscribe to RSS - opozita