Lubonja: "Opozita duhet të kërkojë dëshmi nga Visho Ajazi nëse ka raportuar për trafikun e drogës"
Fatos Lubonja i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të thërrasë në seancë dëgjimore ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi, për ta pyetur mbi trafikun e drogës në Shqipëri. Një një intervistë në studio e News24, Lubonja iu referua një deklarate të kryeministrit Edi Rama tri ditë më parë, sipas të cilës SHISH nuk ka sjellë në kryeministri asnjë informacion zyrtar për ndonjë grup trafikantësh që lidhen me emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
http://www.respublica.al/2017/10/30/kryeministri-i-parapriu-largimit-t%C...
Sipas Lubonjës opozita duhet të sqarojë këtë moment duke kërkuar dëshminë e Ajazit, pasi nëse një gjë e tillë rezulton kështu, atëherë vetë institucioni i shërbimit sekret ka probleme dhe paguhet kot.
"Rama tha se SHISH nuk i ka çuar atij asnjë informacion zyrtar për lidhjet e Tahirit me Habilajt. Po të isha unë në vend të opozitës do thërrisja komision për këtë çështje. Pra çfarë bën SHISH pse i paguajmë ne ata? Ajo që të lë të mendosh është se Visho Ajazi Lika ishte nën të gjitha presionet dhe se nuk ka bërë punën si duhet. Opozita thotë se është hequr pas presioneve të qeverisë. Po të dëgjosh Ramën, Visho Ajazi Lika ishte në rregull. Në Shqipëri mjafton që hap rrugën dhe je i shpëtuar. Ne duam transparencë dhe të kërkohet llogari pse nuk ka dhënë shërbimet e duhura për kryeministrin dhe presidentin. Kemi një kapje të institucioneve nga Rama”- tha Lubonja.
Ai ka shtuar më tej se fakti që trafiku raportohet nga prokurori të huaja është alarmant për të kuptuar se deri në cilat nivele ka mbërritur kompromentimi i politikës dhe institucioneve shqiptare.
Add new comment