Estrada e integrimit (Video)

Postuar në 14 Dhjetor, 2017 17:31

6 muajt që na ndajnë nga Europa, d.m.th nga hapja e supozuar në rastin më të mirë e negociatave të anëtarësimit me BE-në, në fakt duhet të reflektoheshin edhe në seriozitetin e vendit për të hyrë në paradhomën e Brukselit. Kryeministri i vendit ka tërhequr shpesh vëmendjen me stilin kozmopolit si për të treguar se të qënit në Europë nuk është vetëm procedurë burokratike, por edhe hierarki konceptesh që reflektohen më së paku në veshjen e tij.

Në rrafshin politik, ai ka lëshuar së fundmi thirrjen për një pakt kombëtar me opozitën për integrimin e vendit. Nuk kanë kaluar shumë orë nga gatishmëria që kryeministri tregoi para ambasadorëve të huaj për t’i shtrirë dorën opozitës me idenë që bashkarisht të hapin një faqe të re në kulturën politike të vendit, por ajo që ndodhi në parlament tregoi se estrada e integrimit është e vetmja axhendë që ka kryeministri. Për të mos përmendur rolin e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili iu referua shënimeve të tij për të bërë dallimin mes mazhorancës dhe opozitës. “Ka qenë Lulzim Basha që ka thënë se Federica Mogherini është një bajgë dhe është e përfshirë në gjithë trafikun e drogës dhe kjo është arsyeja pse mbështet Shqipërinë. Një tjetër eksponent i PD tha para pak ditësh se Tusk vërtet është i djathtë por është njeriu që shkatërroi partinë e tij në Poloni dhe deklaratat e mbështetjes”-tha Bushati në parlament. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.