Edhe Gjermania do i njohë zgjedhjet pa opozitën

Postuar në 02 Maj, 2017 14:02

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike. “Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar  Susanne Schütz. Pak ditë më parë ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili tha se zgjedhjet do të jenë legjitime edhe nëse në to nuk merr pjesë Partia Demokratike.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

PS-se dhe LSI-se u takon te bejne nje torte te madhe pas zgjedhjeve (per miletin), si ajo e 100-vjetorit te pavaresise, dhe te festojne se bashku me ambasadoret e huaj ne nje darke milioneshe tek Rogneri, fitoren e 130 deputeteve nga binomi PS&LSI! Meritojne nje vleresim te madh per kontributin qe kane dhene ne favor te konsolidimit te demokracise tek ne!
PD-ja mund te ngushellohet me vodka tek ambasada ruse!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.