Opozita nuk do e njohë Ramën si kryeministër pas 18 Qershorit

Postuar në 01 Maj, 2017 16:11

Tashmë nuk ka më asnjë dilemë për skenarin e opozitës për zgjedhje. Basha foli nga çadra për luftë totale dhe mosnjohjen e Edi Ramës si kryeministër pas 18 qershorit. Më poshtë deklarata e Bashës:

“Ke 48 ditë para se të shpallim luftën totale për asgjesimin e republikës së vjetër! Mosbindja civile, bashkimi i shqiptarëve në çdo formë dhe mjet paqësor e demokratik, i cili do të përshkallëzohet duke nisur me datën 7, në çlirimin e Kavajës, kryeqytetit të lirisë dhe demokracisë, nga vjedhja, krimi dhe droga. Prej ditës së hënë e tutje, do ta shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile dhe lëvizjen e madhe popullore, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të kulmuar me 18 qershor. Nuk e di se si i ke bërë planet Edi Rama, e se ku po të çon mushka e kupolës kriminale ku ke hipur, nga e cila refuzon të zbrezësh duke i zënë rrugën një populli të tërë. Por, të jap fjalën. Çfarëdo të kesh planifikuar me 18 qershor, nuk do të qeverisësh dot asnjë orë të vetme pas 18 qershorit. Asnjë orë të vetme! Asnjë orë të vetme!”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.