negociatat

Kroacia dhe Britania i thonë “jo” hapjes së negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe BE-së

Postuar në 27 Qershor, 2016 19:17

Kroacia dhe Britania e Madhe kanë refuzuar edhe njëherë çeljen e negociatave të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Europian. “Kroacia veproi kështu për arsye thelbësore, ndërkohë që Britania për arsye teknike të lidhura me situatën e daljen nga BE-ja”, raporton  “B92”. Kroacia ka kundërshtuar pasi i përmbahet qëndrimit të vet për krimet e luftës dhe përgjegjësisë së Serbisë në luftën në ish-Jugosllavi si dhe kërkesave për minoritetin kroat. 

 

Serbia drejt BE-së, rezistencë e fortë nga Kroacia. “Të respektohen interesat kroate së pari. Nuk mund të hysh në universitet pa kaluar provimin”

Postuar në 28 Maj, 2016 17:17

Serbia di përherë të çajë rrugën në korridoret e ndërlikuara të diplomacisë dhe e ka treguar këtë edhe së fundmi me një marrëveshje me Brukselin për hapjen e kapitullit 23 në negociatat e hyrjes së saj në BE? Deri më tani kjo marrëveshje ka qenë e blokuar nga qëndrimi i Kroacisë, por BE-ja ndan disa konsiderata të rëndësishme për pozicionin dhe qëndrimin e Serbisë, ndaj ka hapur derën.

Franca jep sinjale pozitive për negociatat me BE-në: “Do t’mbështesim, por reformave u duhet shkuar në fund”

Postuar në 01 Prill, 2016 20:25

Franca jep sinjale pozitive për një rekomandim të BE-së për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Harlem Desir, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane, i cili deklaron se ka ende shpresa për një plus për vendin tonë këtë vit dhe se Parizi zyrtar do të japë mbështetje, por edhe njëherë kjo ndihmë kalon nga puna që duhet të bëjën shqiptarët. “Ka akoma punë që duhen përfunduar, por kur takova kryeministrin Edi Rama munda të konstatoj me të, në cilën pikë progreset e bëra nga Shqipëria në dy vitet e fundit ishin të konsiderueshme.

E paparashikueshme e ardhmja e Shqipërisë në BE

Postuar në 22 Janar, 2016 20:52

Vizita para pak e muajsh e kancelares Merkel në Tiranë la përshtypjen se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian ishte në prag. Por vetë qëndrimi i Merkel dhe më pas raporti i Komisionit Europian hoqën çdo ilizion se Shqipërisë po i hapej dera për anëtarësim. Kur po mbushet viti i tretë i qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane rreziku që Shqipëria të mos hapë negociatat në këtë mandat të qeverisë Rama është evident, ndaj dhe kryeministri Rama deklaroi nga Brukseli se vendimmarrja e BE për këtë çështje është e paparashikueshme.

Shqipëria përgatitet për të pritur emigrantë. Rama negocion krizën e refugjatëve me hapjen e negociatave

Postuar në 22 Nëntor, 2015 13:31

Shqipëra dështoi të hapë negociatat e anëtarësimit këtë vjeshtë me Bashkimin Evropian sepse nuk plotësoi as detyrat politike, por edhe sepse shënoi numrin më të madh të azilkërkuesve në Europë pas Sirisë. Kryeministri nuk dha shpjegime për këtë dështim, por parapëlqeu ta fokusojë diskursin publik tek masat që synojnë të bërit shtet përmes aksioneve drastike.

Nga buron entuziasmi i Gramoz Ruçit për dekriminalizimin dhe mundi i kotë për të dërguar infermierë në Gjermani

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:19

Suksesi i bisedimeve në vilën 31 dhe entuziasmi i Gramoz Ruçit për arritjen e marrëveshjes  për dekriminalizimin është nga ato shfaqje demode të politikës që gjejnë terren në ambjentin e brendshëm sa kohë që publiku  mbetet i kuadratuar në ato çka i servir shpura e qeverisë dhe opozitës.

Progres raporti do të jetë pozitiv, por negocatat vitin tjetër

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:21

Para disa ditësh ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaronte në media, se qeveria shqiptare priste një progres raport pozitiv nga Komisioni Europian. Sot, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Kurt Fleckenstein, thotë për “Top-Channel” se shqiptarët nuk duhet të presin shumë nga raporti. “Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t'u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni.

Në 15 tetor progres raporti, negociatat peng i reformës në drejtësi

Postuar në 02 Tetor, 2015 21:25

Progres raporti i BE-së për Shqipërinë, pritet të publikohet në 15 tetor.  “Ora News” thotë se nga burimet e sajh ky raport nuk do të përmbajë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtësim në union. Në trasmetimin e “Ora News”, u tha se Brukseli do të vërë theksin tek mungesa e finalizimit të reformës në drejtësi. Vlerësimi përgjithësisht do të jetë pozitiv dhe në Shqipëri do ta bëjë publik Drejtori për Zgjerim në BE, Kristian Danielson.

Pages

Subscribe to RSS - negociatat