E paparashikueshme e ardhmja e Shqipërisë në BE

Postuar në 22 Janar, 2016 20:52

Vizita para pak e muajsh e kancelares Merkel në Tiranë la përshtypjen se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian ishte në prag. Por vetë qëndrimi i Merkel dhe më pas raporti i Komisionit Europian hoqën çdo ilizion se Shqipërisë po i hapej dera për anëtarësim. Kur po mbushet viti i tretë i qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Europiane rreziku që Shqipëria të mos hapë negociatat në këtë mandat të qeverisë Rama është evident, ndaj dhe kryeministri Rama deklaroi nga Brukseli se vendimmarrja e BE për këtë çështje është e paparashikueshme.
"Çelja e negociatave nuk është vendim-marrja apo opinioni ynë. Është vendim-marrje e paparashikueshme e vetë Bashkimit Europian për të gjitha ato arsye që dihen, pasi nuk është më si dikur që Komisioni jep opinionin dhe pastaj negociatat çelen, por varet se si do të jenë konjukturat e brendshme dhe se çfarë do të thonë egoizmat kombëtare të gjithësecilit, kur do të duhet të shqyrtojnë këtë. Megjithatë, ajo që ka rëndësi parësore është që ne të bëjmëdetyrat tona dhe është e qartë se reforma në drejtësi është detyrë kyçe dhe kalimi i reformës në drejtësi është një hap vendimtar për të modernizuar dhe europianizuar, më tej, Shqipërinë dhe për të vazhduar procesin e reformave dhe të shtet-ndërtimit në Shqipëri, sepse në fund të fundit, ne nuk i bëjmë këto reforma se na i kërkon Brukseli, por sepse janë shumë të rëndësishme për vendin dhe fëmijët tanë", u shpreh Rama me presidentin e së majtës në Parlamentin Europian Gianni Pitella. Megjithatë pikëpyetjet mbi arsyet që ka BE për të mos hapur ende negociatat me Shqipërinë përtej divergjencave brenda bllokut lidhen edhe me situatën në Shqipëri dhe udhëheqjen politike të saj. Vonesat në përafrimin e Shqipërisë me BE pa diskutim që lidhen me emra të përveçëm si Ilir Meta apo dhe deputetë të parlamentit me rekorda kriminale apo korruptive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.