negociatat
Për të hapur negociatat duhet të kalojmë Urën
Nuk ka asnjë vendim për hapje negociatash me Shqipërinë para zgjedhjeve të 2017. Në këtë përfundim arritën ministrat e Jashtëm të BE të mbledhur në Bruksel.
Më 12 Dhjetor miratohet rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nuk do të ketë datë për fillimin e bisedimeve
Huffington Post shkruan sot se Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por pa përcaktuar një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Gënjeshtari që po i kushton shtrenjtë Shqipërisë
Kjo që po shohim së fundmi të ndodhë është një dhuratë falas për fundvitin. Mjaftoi një jo nga Gjermania për të gjunjëzuar kryeministrin e kapardisur të Shqipërisë, i cili po bombardon opinionin me fjali që nuk bëjënë sens. Nga njëra anë kemi këmbënguljen për të thënë se nuk ka një "jo", nga ana tjetër thuhet se do të duhet të presim dhjetorin për të parë një dritë jeshile.
Reagon Gunther Krichbaum: Absurde akuzat se jam nxitur nga opozita, 7 kushtet mbeten edhe po të vijë kryeministër tjetër
Deputeti gjerman Gunther Krichbaum, njëherësh kryetar i grupit parlamentar CDU-CSU në Bundestagun gjerman i ka quajtur absurde akuzat e qeverisë shqiptare se ai është nxitur nga opozita për të folur mbi 7 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave.
Kush bën deklarata personale: Krichbaum, Merkel apo Edi Rama?(video konferenca për shtyp e Krichbaum)
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria ka këto detyra për hapjen e negociatave që lidhen me përmbushjen e 5 prioriteteve:
1.Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar.
2. Zbatimi i qëndrueshëm i reformës në drejtësi
3.Lufta kundër krimit
4.Lufta kundër korrupsionit
5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut
6. Zgjedhjet parlamentare
Gunther Krichbaum deklaroi:
1. Zbatimi i reformës në administratën publike.
2. Reforma në drejtësi
Takimi Merkel - Rama: Kancelarja përmend zgjedhjet parlamentare
Kryeministri i Shqipërisë ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Gjermani ku është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi i ka rëndësi pasi vlerësohet se parathotë atë vendim që do të merret në dhjetor në takimin e liderëve të Këshillit të Europsës. Më poshtë një pjesë nga konferenca për shtyp mes Ramës dhe Merkel:
Shoku gjerman për negociatat përgënjeshtroi edhe ministrin e Jashtëm – Ditmir Bushatin, “këshilltarin e Ballkanit”
Deklaratat e sotme të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, që bën pjesë në partinë e Angela Merkel, janë jo vetëm të rënda për qeverinë, por ato bien ndesh hapur me atë që deklaroi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë pas takimit me homologun e tij gjerman, Steinmeier:
Gjermania thotë “JO”
Gjermania i thotë jo hapjes së negociatave të anëtarësimittë Shqipërisë me Bashkimin Europian. Angela Merkel i thotë jo qeverisë shqiptare. I dërguari i saj në Tiranë, Gunther Krichbaum ka udhëtuar sot nga Berlini drejt Tiranës për të dhënë një mesazh që shpëlanë të gjithë atë propagandë arritjesh që mbron qeveria: Krimi, droga, reforma në drejtës – që mund të ndryshojë – të inkrimiuarit, e gjithë Shqipëria zyrtare merr një jo nga Gjermania. A qëndrojnë pas këtij mesazhi edhe interesa ekonomike?
Plani rezervë i PD, Pas Vetting-ut çon në Kushtetuese edhe Ligjin Për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë
Parimisht Partia Demokratike ka dhënë konsensusin për reformën në drejtësi, por miratimi në veçanti i ligjeve të paketës që do ta bënin funksionale këtë reformë është arma e fundit për t'i dhënë garancitë opozitës se në mënyrë naive nuk do t'i dhurojë fitoren në tavolinë mazhorancës. Fitore në planin politik dhe atë ekzekutiv. Kjo sepse një miratim pa kushte i këtij ligji por edhe atij të Vetting-ut do t'i jepte argument shumicës për të kurorëzuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian para zgjedhjeve të Qershorit.