Më 12 Dhjetor miratohet rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, nuk do të ketë datë për fillimin e bisedimeve
Huffington Post shkruan sot se Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor tekst-rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë, por pa përcaktuar një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
Teksa ka pyetur Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias për marrëdhëniet me Shqipërinë gazeta thotë se ajo që dihet është se përvecc progresit të evidentuar Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë jo vetëm 5 prioritetet kycce, por edhe disa kritere që kanë të bëjnë me, respektimin e fqinjësisë së mirë, njohjen e të drejtave të pakicave edhe përtej zonave të njohura si minoritet nga regjimi hoxhist, ccështjen e krimit të organizuar dhe problemin e trafikut të drogës.
Dy çështjet e fundit kanë shkaktuar shqetësim në Tiranë . Një burim diplomatik i tha gazetës se "udhëheqja shqiptare kishte krijuar përshtypjen se do ta kishte lehtë që të merrte datën për anëtarësim në BE, por tani që e kuptoi se nuk do të marrin një datë për cceljen e bisedimeve janë bërë nervozë, ndërsa në pikëpyetje është marrja e një date edhe në vitin 2017.
http://www.huffingtonpost.gr/2016/12/01/politiki-kypriako-kotzias-parait...
Add new comment