Në 15 tetor progres raporti, negociatat peng i reformës në drejtësi
Progres raporti i BE-së për Shqipërinë, pritet të publikohet në 15 tetor. “Ora News” thotë se nga burimet e sajh ky raport nuk do të përmbajë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtësim në union. Në trasmetimin e “Ora News”, u tha se Brukseli do të vërë theksin tek mungesa e finalizimit të reformës në drejtësi. Vlerësimi përgjithësisht do të jetë pozitiv dhe në Shqipëri do ta bëjë publik Drejtori për Zgjerim në BE, Kristian Danielson. Aspirata e Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE do të mbahet peng nga mosrealizimi në kohë i kryereformës integruese, reformës në drejtësi. “Ora News” thotë gjithashtu angazhimi i qeverisë shqiptare, e artikuluar edhe nga kryeministri Edi Rama, ishte për votimin brenda tetorit të reformës, por klasa politike shqiptare, edhe një herë nuk ia doli të kapë ritmin. Pavarësisht punës së bërë nga shumica e opozita, vetëm në dhjetor do të arrihen të votohen ndryshimet kushtetuese për realizmin e reformës. BE pritet të vlerësojë punën e bërë deri më tani, por kërkesa do të vijojë të jetë, nevoja për një proçes gjithëpërfshirës së reformës.
Add new comment