Serbia drejt BE-së, rezistencë e fortë nga Kroacia. “Të respektohen interesat kroate së pari. Nuk mund të hysh në universitet pa kaluar provimin”
Serbia di përherë të çajë rrugën në korridoret e ndërlikuara të diplomacisë dhe e ka treguar këtë edhe së fundmi me një marrëveshje me Brukselin për hapjen e kapitullit 23 në negociatat e hyrjes së saj në BE? Deri më tani kjo marrëveshje ka qenë e blokuar nga qëndrimi i Kroacisë, por BE-ja ndan disa konsiderata të rëndësishme për pozicionin dhe qëndrimin e Serbisë, ndaj ka hapur derën.
Lidhur me këtë ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovaç, deklaroi kjo që po ndodh është si një përpjekje e Serbisë për të hyrë në universitet pa dhënë provime. “Cili është synimi? Për Serbinë hapja e këtij kapitulli që lidhet me të drejtat themelore dhe juridike? Është si të hysh në kolegj, por më parë duhet të kalosh provimin, diçka që quhet negociata mbi kriteret për këtë kapitull. Nuk kemi mbërritur dot deri aty, por jemi në pikën ku kemi përkufizuar se çfarë duhet të lexojë Serbia që të hyjë në universitet”, tha ministri kroat(http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=05&dd=27&nav_id=98145).
Ai ka kujtuar se disa vende po kërkojnë të lobojnë pozitivisht për Serbinë, duke anashkaluar detyrimet, të cilat janë të tilla si standarde, por jo për të bllokuar një vend. Ministri kroat kujtoi edhe rastin e hapjes së kapitullit të parë, i cili u shty dy vjet për shkak të dialogut me Kosovën. Po kështu Kroacia do të bëjë çmos që Serbia të mbajë faturën e duhur për luftën, që ajo të mos neglizhojë të drejtat e minoritetit kroat dhe që të mbajë bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, kjo e fjndit kundërshtuar nga vendime të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.
“Kushtet tona janë të njohura, këto janë hapa të domosdoshëm në mënyrë që të arrihet në konferencën ndërqeveritare që do të merrte në konsideratë hapjen e kapitujve. Ne e hedhim poshtë fjalën bllokadë, nuk ka bllokadë. Kujtoj këtu se u deshën dy vjet për Serbinë që të hapte kapitujt e parë, ndërkohë që vendet kryesore në BE bënin përpjekje për të nxitur dialogun me Kosovën. Nëse është e mundur që të kapitujt të hapen në qershor, ato do të duhet të hapen. Gjëja e parë që duhet bërë është përmbushja dhe respektimi i interesave kroate që janë gjithashtu interesa të BE-së”, tha Kovaç, i cili mesa shihet nuk sheh hapje kapitujsh të rinj, apo histori të re duke kërkuar miqësinë e Serbisë.
Mjafton që kjo e fundit të respektojë interesat e të tjerëve, pasi nuk komplekson njeri, përveç ndonjë rasti të pashpresë.
Add new comment