Ndotja

Një fshesë për pluhurat

Postuar në 21 Nëntor, 2017 17:30

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën më të re, apo aksionin më të ri të qeverisë: Pastrimin e territorit. Problemet fillojnë që me emrin e nismës: Pastrojmë Shqipërinë që Duam. “Shqipëria që Duam” është ajo e së ardhmes ku do ta çojë Rilindja, është Shqipëria që rilind nesër  përmes korriigjimit dhe ndryshimit, ndaj edhe ndoshta devizës i mungon një “Për”, që mesa duket nuk e ka zënë vendi.

Reporter.al/Ndotja nga hidrokarburet në Patoz Marinëz(video)

Postuar në 06 Nëntor, 2017 11:24

Materiali i mëposhtëm trajton efektet e naftës në zonën e Patosit, ku fushat inaktive po kthehen në pika kritike ndotjeje me pasoja për shëndetin e njerëzve. 

Investigimi/Uji i pijshëm, ndotje në shkallë globale me fibra plastike

Postuar në 06 Shtator, 2017 10:15

Një seri analizash të ujit të kryera në ujin e pijshëm të 12 vendeve ka zbuluar se kontaminimi me mikroplastikë është global. Analizat e kryen për llogari të një investigimi të Orb Media dhe ato paraqesin një situatë alarmante në shkallë globale që kërcënon seriozisht mjedisin dhe jetën e njeriut. Shkalla më e ulët e kontaminimit është në Europë, konkretisht, Britani  e Madhe, Gjermani, dhe Francë, kurse ShBA e ka më të lartën. Në tërësi studimi provoi se 83% e mostrave rezultuan me ndotje duke sugjeruar situatën në të cilën ndodhet njeriu. 

Ndotja në Drin

Postuar në 10 Gusht, 2017 13:45

Ulja e nivelit të ujërave në lumenjtë e Veriut ka nxjerrë në dukje edhe problemin e ndotje. Siç shihet nga kjo video e realizuar në Kukës dhe postuar në Facebook nga z. Arben Palushi dhe shpërndarë nga faqja "Mbrojtësit e Detit", ndotja është e madhe dhe ajo prek cilësinë e ujit në lumë. 

Ku rafsha mos u vrafsha!

Postuar në 28 Korrik, 2017 12:03

Në një intervistë para dy ditëve ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deklaroi ndër të tjera se “ShISh ka shpëtuar shumë jetë njerëzish”. Ai i referohej rasteve të parandalimit të akteve terroriste dhe këtu nuk kemi pse të vëmë në dyshim atë që thotë ish-kreu i Shtetit.

Por sjellja në vëmendje e këtij momenti nga intervista aq sa duhet të na kujtojë se nuk jemi larg goditjeve të terrorizmit, aq edhe vjen e merr një kuptim ironik, grotesk, në një konteskt si ky i yni, ku jeta vlen kaq pak, apo është paq e pasigurtë.

Ksamil, ujërat e zeza vërshojnë drejt plazhit(video)

Postuar në 26 Korrik, 2017 14:15

Një video nga Ksamili tregon shpërthimin e ujërave të zeza(duken të kuqe në fakt) drejt plazhit. Një autorioni kjo për atë debatin për cilësinë e ujit dhe të ashtuquajturat përmirësime në vitin 2016 e cila i bashkohet vdekjeve të ndryshme në plazhe për shkak të mungesës së rojeve. Mrekullia shqiptare siç e quajnë sazexhinjtë e pushtetit shfaq kështu edhe mrekullinë e paaftësisë, pasi emër tjetër nuk ka kjo që ndodh.

Britani, makinat me naftë do të nxirren nga qarkullimi pas vitit 2040

Postuar në 26 Korrik, 2017 10:35

Britania e Madhe vendos të ndalojë qarkullimin e makinave me naftë duke nisur nga viti 2040. Oaketa financiare që synon zbatimin e politikave të tilla mjedisore shkon në 3 miliardë stërlina dhe siç raporton BBC-ja ajo është pjesë e një strategjie për ajrin e pastër që sugjeron mbështetje për makinat elektrike. Vendimi favorizohet edhe nga vendimet e gjykatave që kanë konstatuar se nivelet e ndotjes së ajrit janë të dëmshme dhe mbi nivelet e lejuara, çka i jep çështjes karakter ligjore detyrues.

http://www.bbc.com/news/uk-40723581

Një raport i ministrisë së LSI-së që nxin Veliajn dhe bashkitë e reja

Postuar në 20 Korrik, 2017 17:59

Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin mbi situatën mjedisore në Shqipëri ku janë me interes tre gjetje. Niveli i ndotjes në Tiranë, menaxhimi i mbetjeve pas ndarjes së re territoriale dhe sasia e gjenerimit të mbetjeve.

Dehli, ndoshta duhet shpikur një fjalë tjetër përveç Ndotjes

Postuar në 30 Qershor, 2017 09:33

Pesë ditë duke ecur në rrugët e Dehlit në Indi dhe rezultati janë këto foto ku shihet ndotja ekstreme. Ajri dhe uji i pistë, janë pjesë e jetës në këtë zonë qendrore në Indi, një vend që sot garon edhe në hapësirë, por që në tokë ka probleme të jashtëzakonshme. Fotografitë janë realizuar për National Geographic nga Matthieu Paley dhe ato japin një copëz nga ajo se çfarë mund të bëjë njeriu në tokë, dhe se me çfarë kushtesh mund të pajtohet ai të jetojë.  

Tetova, qyteti më i ndotur në Europë. Në listë edhe Tirana dhe Beogradi

Postuar në 08 Qershor, 2017 11:36

Agon në Tetovë dhe rrezet e një dielli të sëmurë përmbytin qytetin e 70.000 banorëve në veriperëndim të Maqedonisë. Natën e kaluar, ndotja e ajrit ishte një gjysmë-fish e kufirit të sipërm të alarmit. Ka raste kur microgrimcat janë 25 herë mbi kufirin. I rrethuar siç është nga malet, qyteti me elementin dominues shqiptar pranë kufirit me Kosovën ngjan me pjesën e poshtme të një tenxhereje të valuar.

Pages

Subscribe to RSS - Ndotja