Një raport i ministrisë së LSI-së që nxin Veliajn dhe bashkitë e reja

Postuar në 20 Korrik, 2017 17:59

Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin mbi situatën mjedisore në Shqipëri ku janë me interes tre gjetje. Niveli i ndotjes në Tiranë, menaxhimi i mbetjeve pas ndarjes së re territoriale dhe sasia e gjenerimit të mbetjeve.

Gjetja e parë është renditja e Tiranës në qytetin më të ndotur në vendit. Gjate monitorimit grimcat e pluhurit në disa zona në kryeqytet kanë arritur të jenë edhe deri ne 119% më të larta se normat e Bashkimit Europian. As diçka e papritur dhe as për t’u habitur,  në një qytet ku smogu është i dukshëm me sy. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit “Burimi kryesor i ndotjes në Elbasan dhe Tiranë është shkarkimi i automjeteve  ndërsa  në Korcë burimi kryesor i ndotjes nga PM10/2.5  është përdorimi lëndës së djegshme për ngrohjen e banesave”.

Raporti mund të ishte anashkaluar, por u zgjodh ky moment për ta bërë publik nga Ministria e Mjedisit që drejtohet nga LSI. Rastësi ose jo, raporti thekson ndotjen e kryeqytetit, një rekord negativ për  kryebashkiakun Veliaj që krenohet se ndotja po shkon drejt përmirësimit.

Raporti ka edhe disa gjetje interesante ku vëren se Bashkitë po bëjnë ende një punë të dobët, për menaxhimin e mbetjeve urbane, pavarësisht ndarjes së re territoriale. Një e dhënë shumë domethënëse është edhe ulja e gjenerimit total të mbetjeve për  vitin 2016, e cila shtë më i  ulët se në vitin 2015. Kjo do të thotë se shqiptarët kanë ulur konsumin.

“Ne mendojmë se një nga arsyet  e kësaj ulje  është ndarja  re administrative  e cila ka ndikuar në përmirësimin e grumbullimit dhe raportimit të mbetjeve urbane. Vihet re nj ë ulje e ndjeshme e gjenerimit të mbetjeve për person në dite, nga 1.9 kg / përson /ditë  në vitin 2015 në 09 kg/përson në ditë për vitin 2016”.

Megjithatë raporti duhet parë me rezerva për aq kohë sa vetë Agjencia pranon se  “Mungesa  e  të  dhënave  për  shumë  çështje  të  rëndësishme  dhe  mungesa  e  monitorimit  të  integruar  të  mjedisit janë  disa  prej  problemeve  me  të  cilat  AKM -ja  është  përballur  gjatë   hartimit të këtij raporti. Madje   për  disa  nga  sektorët  që  trajtohen në këtë raport ka pasur mungesë të dhënave të plota”

http://www.akm.gov.al/assets/web_raporti-mjedisit_17.pdf

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.