Ndotja
Rreth 200 mijë jetë të humbura për shkak të ndotjes së ajrit në 2019
Përgjatë vitit 2019, në Europë kanë vdekur se 307 000 njerëz vetëm për shkak të ndotjes së ajrit. Konkluzioni del në një raport të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, i publikuar të hënën. Vdekjet lidhen me ekspozimin ndaj grimcave të imta, që vijnë nga burime emetimi si transporti rrugor, proceset industriale apo bujqësia.
OBSH: 7 milionë vdekje në vit për shkak të ndotjes së ajrit
Shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit kanë shkak ndotjen e ajrit. Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar udhëzimet e reja për cilësinë e ajrit, duke e cilësuar ndotjen një nga kërcënimet më të mëdha mjedisore për shëndetin e njerëzve.
Sipas OBSH, sëmundjet e shkaktuara nga ndotja janë në të njëjtin nivel me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.
Normat e lejuara të ndotjes, të rishikuara nga OBSH, synojnë të mbrojnë njerëzit nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit dhe përdoren nga qeveritë si referencë për standardet ligjërisht të detyrueshme.
Mbeturinat elektronike, kriptomonedha ndot sa Holanda
Përtej kostos së lartë, prodhimi i kriptomonedhës lë pas edhe ndotje. Përveç asaj që shkaktohet nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohen, kriptomonedha prodhon edhe atë që njihet si e-ndotja. Fjala është për mbeturinat elektronike, të cilat janë të barabarta me ato që prodhon Holanda.
Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë Alex de Vries dhe Christian Stoll, ato që njihen si minierat e kriptomonedhës prodhojnë çdo vit 30 700 ton mbeturina elektronike.
Industria e mishit, nxitëse e krizës klimatike
Prodhimi ushqimit në glob gjeneron një të tretën e të gjithë gazeve serë të emetuara nga aktiviteti njerëzor. Përdorimi i kafshëve për mish ndot sa dyfishi i sasisë së gazeve që vijnë nga prodhimi i ushqimeve me bazë bimore.
Ndotja/ TEC-et e Ballkanit Perëndimor bëhen problem për Europën
Rreth 19 mijë vdekje të regjistruara në Evropë në tre vitet e fundit e kanë origjinën te ndotja që shkaktojnë termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shifra del në një raport të hartuar nga CEE Bankëatch Network dhe Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.
Ajri i ndotur shkurton 6 vite jetë
Ndotja e ajrit po shkurton jetën e miliarda njerëzve me rreth gjashtë vjet. Një raport i ri e rendit atë mbi duhanpirjen dhe aksidentet si shkak i vdekjeve.
Studiuesit thonë se shkaku kryesor i ndotjes së ajrit mbetet djegia e qymyrit. Më e prekura është India, qytetarëve të së cilës u shkurtohet jeta me mesatarisht 6 vjet. Kina ka zvogëluar ndotjen e ajrit në shtatë vitet e fundit, megjithatë kinezët jetojnë 2.6 vjet më pak për shkak të ajrit të ndotur.
Më shumë ndotje, më shumë probleme mendore
Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit lidhet direkt me rritjen e ashpërsisë së sëmundjeve mendore. Një studim i kryer në Londër analizoi të dhënat e 13 mijë banorëve të kryeqytetit britanik dhe arriti në përfundimin se një rritje relativisht e vogël e ekspozimit ndaj dioksidit të nitrogjenit çon në një rritje prej 32% të rrezikut për të pasur nevojë për trajtim me bazë komunitare dhe një rritje prej 18% të rrezikut të pranimit në spital.
Studiuesit thonë se këto gjetje mund të vlejnë për shumicën e qyteteve në vendet e zhvilluara.
Ndotin të mëdhenjtë, paguajnë të vegjlit
Shtetet e vogla ishullore, të parat që do të preken nga pasojat e ndryshimit të klimës, janë bërë bashkë për t’u kërkuar “të mëdhenjve” të globit të parandalojnë rritjen e mëtejshme të temperaturës, duke eliminuar karburantet fosile.
Qielli i bardhë i guroreve të Dimalit
Fabrikat e guroreve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i banorëve të Fshatit Konizbaltë në Bashkinë e Dimalit. Ata janë të detyruar të jetojnë mes pluhurit dhe tymit që lëshojnë guroret e shtrira në faqen e malit.
Për të shmangur nivelin e ndotjes në ajër, subjektet duhet të vendosin në punë filtrat mbrojtës, mirëpo banorët shprehen se subjektet nuk i respektojnë rregullat e punës, ndaj dhe zhurmat e shkaktuara nga guroret dhe ndotja e ajrit është e lartë.
Ndotja është shumë e keqe. Një tronditje në gurore lart dhe ne mund të na thyhen edhe gotat në shtëpi.
Apel ndërkombëtar për shpalljen e emergjencës klimatike
Mijëra shkencëtarë përsërisin apelin për veprime urgjente për të trajtuar emergjencat klimatike, duke paralajmëruar se disa pika kthese tani janë të pashmangshme. Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14 000 shkencëtarësh që kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë botën, shprehen në një artikull të botuar në revistën “BioScience” se qeveritë kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme në adresimin e "mbishfrytëzimit të Tokës", të cilën at