Mbeturinat elektronike, kriptomonedha ndot sa Holanda
Përtej kostos së lartë, prodhimi i kriptomonedhës lë pas edhe ndotje. Përveç asaj që shkaktohet nga sasitë e mëdha të energjisë elektrike që harxhohen, kriptomonedha prodhon edhe atë që njihet si e-ndotja. Fjala është për mbeturinat elektronike, të cilat janë të barabarta me ato që prodhon Holanda.
Sipas një përllogaritjeje që kanë bërë Alex de Vries dhe Christian Stoll, ato që njihen si minierat e kriptomonedhës prodhojnë çdo vit 30 700 ton mbeturina elektronike.
Praktikisht, kjo shifër është mesatarisht 272g (9.5oz) për transaksion. Për krahasim, një iPhone 13 peshon 173g (6.1oz).
Shpenzimi i sasive të mëdha të energjisë elektrike për të transaksionet e kriptomonedhës është bërë shpesh indicie për zbulimin e qendrave të paligjshme të prodhimit. Aktualisht, në nivel botëror, monedha elektronike “thith” energji elektrike të barabartë me sasinë që shpenzohet në Filipine. Kësaj energjie i shtohet edhe ndotja e shkaktuar nga gazrat serë si rezultat.
Ndërsa kompjuterat e përdorur për prodhim kriptomonedhe vjetërohen, ata gjenerojnë gjithnjë e më shumë mbeturina elektronike.
Studiuesit vlerësojnë se pajisjet për prodhimin e Bitcoin kanë një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 1.29 vjetësh.
Si rezultat, sasia e mbeturinave elektronike të prodhuara është e krahasueshme me mbeturinat e "pajisjeve të vogla të IT dhe telekomunikacionit" të Holandës - një kategori që përfshin celularët, kompjuterët personalë, printerët dhe telefonat.
Studimi, të cilit i referohet BBC, është botuar në revistën “Resources, Conservation & Recycling”.
Add new comment