Ndotja
Qirio: Nëse bizneset kanë manipuluar të dhënat për ndotjen, mbyllje aktiviteti ose ndjekje penale
Ndotja e ajrit nga fabrikat e Albkrome dhe impianteve të tjera në zonën industriale në Elbasan arrin deri në 7-fish mbi normën. Për drejtorin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirio, kur ka indicie kaq shqetësuese, institucionet duhet të kryejnë inspektime në terren. Në studion e lajmeve të MCN TV, Qirio tha se pikave të nxehta si Elbasani u duhet dhënë prioritet.
Si u bë Serbia depozita e energjisë ndotëse të Kinës
Në fund të vitit 2015, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, në atë kohë kryeministër, ishte i ftuar në televizionin kombëtar, RTS. Kur u pyet nga moderatorja Olivera Joviceviç pse kinezët janë të interesuar të investojnë në Serbi, Vuçiç u përgjigj në mënyrën e tij tipike: “Sepse ata kanë interesat e tyre. Për shkak se ata duhet të mbyllin një pjesë të fabrikave të tyre të farkëtimit dhe çelikut. Mendoj se kjo bëhet për shkak të ajrit të pastër, për të cilin nuk kam njohuri të mjaftueshme, të jem i sinqertë. Dhe pse duhet të shqetësohem për këtë?”
Hipokrizi me standardet, Gjykata Europiane: Gjermania shkeli kufizimet e ndotjes së ajrit
Gjykata Europiane ka vlerësuar së fundmi me një vendim të vetin se Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Europian, ka shkelur normat e ndotjes së ajrit për 6 vjet. Sipas gjykatës, nga viti 2010 deri në vitin 2016, Gjermania ka shkelur kufijtë e emetimit të dioksidit të nitrogjenit në 26 zona mes të cilave në Berlin, Shtutgart, Mynih, Këln, Dyseldorf dhe Rhine-Maine.
Gjobë rekord në Rusi për ndotje mjedisore. Kompania "Norilsk Nickel" paguan 2 mld $
Kompania kryesore në botë e prodhimit të nikelit dhe paladiumit, Norilsk Nickel, ka paguar një gjobë prejj 2 miliardë dollarësh për shkak të ndotjes mjedisore masive në zonën ruse të Arktikut.
Toyota prezanton sistemin e djegies së karburantit pa ndotje
Toyota hedh një hap tjetër drejt makinave me zero ndotje. Prodhuesi i automjeteve njoftoi të premten se ka zhvilluar një modul kompakt të sistemit të karburantit, që e redukton emetimin e gazeve ndotëse. Prodhuesi më i madh në botë i makinave nuk ka pasur shumë sukses me automjetet FCV.
Segmenti FCV mbetet një teknologji jo fort e suksesshme, përkundër mbështetjes së qeverisë japoneze, kjo për shkak të shqetësimeve në lidhje me mungesën e stacioneve të karburantit, vlerat e rishitjes dhe rrezikun e shpërthimeve të hidrogjenit.
Në Ishull Lezhë
Lëvizja “Ecovolis” publikon në Facebook disa pamje nga ishull Lezhë. Mbetjet e ardhura nga lumenjtë e Veriut derdhen në det për të vijuar mandej udhëtimin e tyre pa vizë drejt Kroacisë dhe veriut të Adriatikut. Pamja nuk është e re. Ajo është e vjetër, më e vjetër sesa gënjeshtra e Shqipërisë turistike. Nuk kemi të bëjmë me keqmenaxhim si p.sh në rastin e zënies së hapësirave të plazheve publike. Kemi të bëjmë me injorim të plotë të problemit dhe injorancë totale të pushtetit për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Skandali në maternitetin “M. Geraldinë”/Të kontaminuara sallat operatore, inkubatorët dhe maskat e bebeve
Infeksionet spitalore mund të bëhen shkak për sëmundje të rënda dhe në rastin e fëmijëve të sapolindur, alarmi bëhet akoma më i madh. Një raport i Institutit të Shëndetit Publik nxjerr në pah shkallën e ekspozimit ndaj mikroorganizmave që i shkaktojnë këto infeksione. Kërkimi shkencor i publikuar në faqen e ISHP-së është kryer në repartin e obstetrikës dhe gjinekologjisë, ku janë analizuar mjetet dhe zonat me risk të lartë infeksioni. Zonat e analizuara kanë rezultuar me nivel të konsiderueshëm kontaminimi dhe mundësi për infeksione si ai i shkaktuar nga stafilokoku ose E.Coli.
Një vizitë me axhendë kryesore plehërat e linjës Shqipëri-Kroaci
Vizita e parë e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç në Tiranë, është ndoshta edhe vizita e parë e një kryetari shteti që si mesazh kryesor ka mjedisin. Ose më saktë mbetjet që Shqipëria eksporton ilegalisht drejt vendit fqinj.
Kroacia është donatori kryesor i një projekti për pastrimin e detit dhe duam ta ndihmojmë Shqipërinë që ta kalojë këtë problem për të ruajtur mjedisin
tha Presidentja kroate gjatë konferencës për shtyp me homologun shqiptar Ilir Meta.
300 mijë tonë plastikë hidhen çdo vit në Mesdhe. Turqia, përgjegjësja kryesore
Mesdheu po kthehet në një det që përmbytet nga plastika dhe ku ndotja mund ta bëjë atë të dëmshëm për jetën detare dhe shëndetin e njerëzve. Një raport i World Wild Life dëshmon se në detin Mesdhe hidhen çdo vit 300 000 tonë plastikë duke ekspozuar shëndetin tonë ndaj rreziqeve serioze që vijnë me mikroplastikën.
Vendi kryesor që kontribuon në ndotjen në fjalë është Turqia, pasuar nga Spanja, Italia, Egjipti, Franca, Algjeria dhe Greqia.
Ndotja që përgënjeshtron çdo premtim dhe çdo artikull gazete(video)
U premtua se do të bëhej aksion kombëtar, se pastrimi i territorit do të ishte prioritet i këtij mandati. Edhe ndarja territoriale premtonte zgjidhje të një problemi shumë serioz si ndotja nga mbeturinat urbane, ndërkohë që qeveria po mburret se për mbetjet ka strategji të mirëmenduar.
Por përtej premtimeve dhe artikujve promovues apo lavdërues, është territori shqiptar, bregu i detit, lumenjtë, deltat dhe lagunat ato që flasin më mirë.