Ndotja që përgënjeshtron çdo premtim dhe çdo artikull gazete(video)
U premtua se do të bëhej aksion kombëtar, se pastrimi i territorit do të ishte prioritet i këtij mandati. Edhe ndarja territoriale premtonte zgjidhje të një problemi shumë serioz si ndotja nga mbeturinat urbane, ndërkohë që qeveria po mburret se për mbetjet ka strategji të mirëmenduar.
Por përtej premtimeve dhe artikujve promovues apo lavdërues, është territori shqiptar, bregu i detit, lumenjtë, deltat dhe lagunat ato që flasin më mirë.
Mbeturina që bashkë me lumenjtë përfundojnë në det, mbeturina spitalore, plastikë etj., të ciliat jo vetëm ndotin, por nuk dihet mirë se çfarë efekti kanë në zinxhirin ushqimor për të gjithë Ne. një reportazh i shkurtër i TemaTv tregon se si është situata në grykëderdhjen e lumit Drin.
Add new comment