Ndotja
S.O.S Tirana
Tirana zë 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, jeton 1/3-a e popullsisë, hyjnë e dalin përditë dhjetëra - mijëra qytetarë nga i gjithë vendi; është motorri ekonomik, administrativ e politik i gjithë Shqipërisë dhe atraksioni më i rëndësishëm turistik i saj dhe aktualisht vazhdon të ketë vetëm një rrugë hyrëse të përfunduar. Unë nuk jam që buxheti i shtetit të mos përdoret edhe për politika sociale.
Akuza/Rëra e ndotur me hidrokarbure në Durrës u transferua në kanalin e ujërave
Kanë kaluar disa ditë që nga ndotja me hidrokarbure e brengdetit në qytetin e Durrrësit e më gjerë. Autoritetet kanë deklaruar se janë marrë masa për pastrimin, i cili për aq sa raportohet konsiston në heqjen e rërës së ndotur. Mirëpo sot, “News24” raporton se nga një këqyrje në terren rezulton se tonaltatat me rërë të ndotur mund të jenë hedhur në kanalin e ujërave që përshkon zonën e Kënetës deri në Porto Romano. “Përgjatë gjithë kanalit me sy të lirë shikohen gjyrmë të qarta hidrokarbyresh që qarkullojnë në ujërat e ndotur. Anës kanalit mbetjet janë ranore”, raporton News24.
Riciklimi dhe Rimendimi në Shqipëri
Jetesa në Stokholm gjatë dy viteve të fundit më ka bërë të mendoj vërtet shumë mbi ndërgjegjësimin për çështjet e mjedisit dhe mbi kontributin sado të vogël që mund të jape gjithsecili prej nesh e që në fakt mund të bëjnë diferencën. Origjina ime është shqiptare, kam lindur në Tiranë, por u largova për në Kanada në moshën tetë vjeçare. Që prej atëherë, kam jetuar, studiuar dhe punuar në Toronto, Sinagapor, Shqipëri dhe Suedi.
Ndotje alarmante në Tiranë. ISHP klasifikon trafikun rrugor, aktivitetin e ndërtimit dhe pirgjet me mbeturinat
Tirana klasifikohet si një nga kryeqytetet më të ndotura në Evrope. “Vizion Plus” ka trasmetuar një kronikë me këtë temë gjatë edicionit informativ ku mes të tjerave thotë sipas raportit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se ajri në Tiranë disa herë me i ndotur se sa normat e Bashkimit Europian. ISHP klasifikon si burimin kryesor të ndotjes trafikun rrugor, të cilit i shtohet edhe aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave. Ndotësit e krijuar nga trafiku përfshijnë hidrokarburet, oksidet e azotit, lëndën e grimcuar dhe monoksidin e karbonit.