Toyota prezanton sistemin e djegies së karburantit pa ndotje
Toyota hedh një hap tjetër drejt makinave me zero ndotje. Prodhuesi i automjeteve njoftoi të premten se ka zhvilluar një modul kompakt të sistemit të karburantit, që e redukton emetimin e gazeve ndotëse. Prodhuesi më i madh në botë i makinave nuk ka pasur shumë sukses me automjetet FCV.
Segmenti FCV mbetet një teknologji jo fort e suksesshme, përkundër mbështetjes së qeverisë japoneze, kjo për shkak të shqetësimeve në lidhje me mungesën e stacioneve të karburantit, vlerat e rishitjes dhe rrezikun e shpërthimeve të hidrogjenit.
Sistemi i ri i baterive (FC), i cili është ofruar në pjesë të veçanta, do të jetë në dispozicion në një modul të paketuar kompakt për t'u përdorur si një gjenerator i palëvizshëm i energjisë ose në kamionë, autobusë, trena dhe anije.
Toyota tha se planifikon t'ua shesë modulin kompanive të tjera në pranverën e vitit 2021 ose më vonë, por nuk bëri të ditur detaje mbi çmimin ose synimin e shitjeve.
Prodhuesi i automobilave tha se planifikon të ofrojë modele të paketuara horizontale dhe vertikale, me peshë rreth 240 kg-250 kg, secila me një prodhim rreth 60kË ose 80kË.
Këto modele të modulit mund të kombinohen për t'u përshtatur në mënyrë fleksibile me nivelin e daljes dhe hapësirën ku mund të instalohen.
Add new comment