Hipokrizi me standardet, Gjykata Europiane: Gjermania shkeli kufizimet e ndotjes së ajrit
Gjykata Europiane ka vlerësuar së fundmi me një vendim të vetin se Gjermania, vendi kryesor i Bashkimit Europian, ka shkelur normat e ndotjes së ajrit për 6 vjet. Sipas gjykatës, nga viti 2010 deri në vitin 2016, Gjermania ka shkelur kufijtë e emetimit të dioksidit të nitrogjenit në 26 zona mes të cilave në Berlin, Shtutgart, Mynih, Këln, Dyseldorf dhe Rhine-Maine.
Ankesa është depozituar në gjykatë nga Komisioni Europian që ka fituar çështjen nën arsyetimin e gjykatës së qeveria gjermane ka dështuar në adoptimin e masave për përputhjen me rregullat e cilësisë së ajrit të miratuara nga BE.
Në vitin 2020, gjashtë qytete gjermane e thyen kufirin vjetor që është 40 mikrogramë NO2 për metër kub ajër, një ulje e ndjeshme kjo nga 90 qytete që ishin në vitin 2016. Ulja e emetimeve ka rëndësi shëndetësore sepse llogaritet që nga ndotja e ajrit humbasin jetën në BE 54 mijë njerëz në një vit, të paktën me matjet e vitit 2018.
Rasti në fjalë ilustron më së miri edhe një dështim të të ashtuquajturës politikë të satndardeve që është shndërruar gati në ideologji nga BE dhe nga Gjermania. Dieselgate që u zbardh para disa vitesh nga FBI-ja e që kishte në qendër shkeljen e normave nga kompania “Volkswagen”, pasuar nga përfshirja e Deutsche Bank nga skemën masive ruse të pastrimit të parave, Laundromat, janë disa prej rasteve që i paraprijnë gjyqit të tanishëm e që na japin të kuptojmë hipokrizinë e madhe me standardet dhe rregulloret që mesa duket ose janë utopike në objektiva, ose hartohen sit ë tlla për efekt retorik.
Add new comment