Maqedoni
Edhe Zoran Zaev flet për albanofobinë: Po përhapet nga Gruevski dhe nuk ndihmon
Partia e Nikolla Gruevksit në Maqedoni ka propozuar mbrëmë përmes ish-ministrit të Jashtëm Antonio Milloshovksit se rruga e daljes nga kriza është heqja dorë nga platforma shqiptare dhe kalimi drejt zgjedhjeve të reja. Mirëpo Zoran Zaev, njeriu që kërkon aktualisht mandatin për krijimin e qeverisë së re ka deklaruar se sjellja dhe deklarimet e VMRO-DPMNE udhëhiqen nga albanofobia, e cila nuk ndihmon në ecjen përpara.
Nishani takohet me Ivanov, anjë fjalë për platformën shqiptare
Platforma shqiptare është ajo që po mban peng krizën politike në Maqedoni, për shkak të mospranimit të presidentit Ivanov për të mandatuar një qeveri të përbashkët LSDM-BDI dhe programit ku janë përfshirë edhe kërkesat e shqiptare. Megjithatë në një takim që pati në Baku të Azerbajxhanit me homologun Ivanov, presidenti Nishani nuk ka përmendur platformën shqiptare, por vetëm faktin që kriza politike të mos transferohet në krizë etnike.
Maqedoni, sondazhet evidentojnë rritje të mbështetjes për Gruevskin
Ndërkohë që kriza maqedonase vijon prej javësh pa një zgjidhje reale dhe me perspektivë të vetme përsëritjen e zgjedhjeve, një sondazh i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup, sjell në vëmendje rritjen e përkrahjes për partinë e Nikolla Gruevskit. Sipas këtij sondazhi, referuar nga agjencia MIA, VMRO – DPMNE është rritur me 1.6 pikë që nga zgjedhjet e muajit dhjetor, ndërkohë që LSDM-ja e Zoran Zaev ka një rënie me 2.6 pikë. Në përqindje mbështetja për dy partitë sipas këtij sondazhi është respektivisht: 27,1% dhe 21,8%.
Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile
Greqia po ndjek me shqetësim të madh krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.
Zaev përafron vizionin për gjuhët me Gruevskin. Ligj për shqipen, por jo gjuhë e dytë zyrtare
Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe pretendent për kryeministër i Maqedonisë, ka publikuar programin e tij qeverisës. Sipas mediave shqip në vendin fqinj, programi përbën një hap poshtë Platformës Shqiptare sa i përket gjuhës shqipe duke pranuar si kriter prezencën e popullsisë në territor.
“Çështjet e shqiptarëve i diskutojmë pas formimit të qeverisë”
LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga marrëveshja me partitë shqiptare. Zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, deklaroi se platformat e partive të tjera nuk varen nga LSDM-ja, por kërkesat e tyre për trajtim të barabartë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës janë legjitime.
Hungaria vë në lëvizje diplomacinë në BE kundër Platformës Shqiptare
Hungaria ka ndërmend të vërë në lëvizje institucionet e Bashkimit Europian për të dënuar të ashtuquajturën Platformë Shqiptare, mbi të cilën partitë në Maqedoni po negociojnë të drejtat e tyre. Sipas agjencia maqedonase MIA, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto u tha reporterëve se “Hungaria e dënon platformën dhe ndërhyrjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të një vendi fqinj”.
Ministrja e Mbrojtjes flet për buxhetet e Mbrojtjes nga Maqedonia
Ministria e Mbrojtjes do të shtojë fondet për t'i përdorur për një projekt madhor për mbrojtjen e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një leksioni përpara studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në NATO.
"TemaTV"
"Naiviteti" i Ali Ahmetit: Pranon rolin e Shqipërisë në hartimin e Platformës
Ndërkohë që krahu i Nikolla Gruevskit në Maqedoni po deklaron se platforma e partive shqiptare është hartuar në Tiranë duke jetësuar këtu një akt antikushtetues, në skenë del Ali Ahmeti i cili në një intervistë për mediat, zbardhur nga portali “Almakos”, sqaron si me “naivitet” se Edi Rama, por edhe aktorët politikë në Kosovë kanë patur rol në përpilimin e dokumentit.
Frikë për konfrontim në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të parakohshme
Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, ka kërkuar që me zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi në Maqedoni të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie prioritarizimi i platformës shqiptare ka ndryshuar raportet shtetërore dhe qytetarët kanë dalë në plan të dytë.
Paralel me këtë qëndrim politik, duket se Gruevski ka mobilizuar edhe njerëzit e vet duke krijuar klimë tensioni dhe pasigurie. Kjo aq sa edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk jep shumë siguri nëse në vend nuk do të ketë përplasje fizike.