Nishani takohet me Ivanov, anjë fjalë për platformën shqiptare
Platforma shqiptare është ajo që po mban peng krizën politike në Maqedoni, për shkak të mospranimit të presidentit Ivanov për të mandatuar një qeveri të përbashkët LSDM-BDI dhe programit ku janë përfshirë edhe kërkesat e shqiptare. Megjithatë në një takim që pati në Baku të Azerbajxhanit me homologun Ivanov, presidenti Nishani nuk ka përmendur platformën shqiptare, por vetëm faktin që kriza politike të mos transferohet në krizë etnike.
Zyra për shtyp e Presidentit njoftoi se në takimin me Presidentin e Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë fqinjën e drejtpërdrejtë, Maqedoninë.
Sipas njoftimit “duke iu referuar situatës paszgjedhore në Maqedoni, Presidenti Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë”
Nishani i tha presidentit Ivanov se Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje. Ndërsa lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështëse në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Add new comment