Maqedoni, sondazhet evidentojnë rritje të mbështetjes për Gruevskin
Ndërkohë që kriza maqedonase vijon prej javësh pa një zgjidhje reale dhe me perspektivë të vetme përsëritjen e zgjedhjeve, një sondazh i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike në Shkup, sjell në vëmendje rritjen e përkrahjes për partinë e Nikolla Gruevskit. Sipas këtij sondazhi, referuar nga agjencia MIA, VMRO – DPMNE është rritur me 1.6 pikë që nga zgjedhjet e muajit dhjetor, ndërkohë që LSDM-ja e Zoran Zaev ka një rënie me 2.6 pikë. Në përqindje mbështetja për dy partitë sipas këtij sondazhi është respektivisht: 27,1% dhe 21,8%. Për sa i përket shqiptarëve mbështetja kryesore mbetet për PDIU-në, 21.4%, 18.7 % e shqiptarëve të pyetur deklaruan se nuk do të votojnë, ndërkohë që 13% e tyre do të votonin sërish LSDM-në. duket se klima e krijuar nga negociatat po i japin mbështetje Gruevskit që shpreson te zgjedhjet e reja, të cilat gjithsesi nuk mund të kenë ndonjë sukses nëse nuk ndryshohet Kushtetuta.
Add new comment