Mirë PD-ja, por a e toleron një tru normal votën për çiliexhinet e PS-së në lista?

Postuar në 24 Prill, 2025 00:01

Është e vështirë, në mos e pamundur t'i bësh opozitë kryeministrit Rama sot. Opozitarizmi konsiston në një detyrë logjike që i ngjan hetimit penal. Është e vështirë sepse z. Rama aplikon një logjikë tjetër. Logjikën e gaztorit, që kupton dhe intuitizon emocionet e turmës dhe që i lejon vetes të thotë çdo gjë. Si ta zhvillosh këtë garë fjalësh?! 

Gjatë një fjale në Berat z. Rama ndër të tjera tha: 

Je me kënetën. Ke një votë. Për çfarë do ta harxhosh. Se ke mall për bufin kur akoma nuk kishte rrjedhur. Apo do ta investosh që ajo që ti do të bësh të ketë një shans më shumë dhe Shqipëria do të jetë shumë më tepër mundësi për të ndihmuar ty? Për çfarë? Për të çuar deputetë në parlament këta që un as nuk i njoh

Çfarë fushate është kjo? Çfarë shqipeje dhe kujt i adresohet kjo? Ulja e nivelit në këtë farë feje ilustron pikërisht vetëdijen e gaztorit që kupton se gjërat e rëndësishme nuk i takojnë votuesit. P.sh deri më sot z. Rama kq qenë shumë i shqetësuar se PD-ja nuk respektoi Primaret ku fituan njerëz pa profil publik. Berisha futi në lista besnikët e tij të mirënjohur që vetëm të panjohur nuk janë. Madje janë famozë. 

Lista e z. Rama është e gjitha me çiliexhinet e sezonit që janë njësoj sepse monotone është gustua e tij. Si atëherê kalon kjo inkoeherencë kaq e madhe? Kalon sepse teknika në veprim është pikërisht kjo: mendo sa më pak! Tallu sa më shumë! Kinemaja e para '90-s e rimishëruar me të njêjtat klishe dhe stigma. Kjo është dëshmia më e qartë se çfarë është qenia njerëzore që sot punon Kryeministër! Një intelektual që edhe për Bozdon, improvizoi me trillet e Mero Bazes që ka folur përherë për "Ennon me dy n". 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.