Maqedoni
Turi i Mogherinit dhe rënia e mitit të BE-së në Ballkan
Ballkani mbetet zona më e padisiplinuar politikisht e Europës, duke pritur periodikisht emisarët e Brukselit për të zhbllokuar situatat që krijohen në raport me funksionimin e demokracisë dhe integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Europian.
Protesta të sllavëve kundër Platformës së Tiranës. Në sheshe edhe aktorë e këngëtarë
Menjëherë sapo Federica Mogherini kërkoi nga presidenti maqedonas Ivanov që të rishikojë vendimin e tij për të mos I dhënë mandatin Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë, protestat kanë nisur në disa qytete të këtij vendi. Siç raporton agjencia MIA, protestat janë mbajtur për të kundërshtuar Platformën e Tiranës. Aty janë përfshirë edhe artistë, si aktorja Snezana Konevska Rusi, e cila duke iu bashkuar shoqatës “Për një Maqedoni të Bashkuar” u bëri thirrje të gjitha partive që të mos votojnë për një vend bilingual.
Ali Ahmeti, me qetësi dhe dashuri.“Ujit” kokat e “nxehta”: Do ta gjejmë zgjidhjen
Ndërkohë që politikanët në Tiranë janë ngritur për të folur për albanofoninë primitive të George Ivanovit, Ali Ahmeti, ose ndryshe “ustai” i kësaj situate, ka ujitur nervat e shqiptarëve me fjalë pastori.
Reagimi i parë jozyrtar nga Tirana për qëndrimin e Presidentit maqedonas
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”
BE-ja, neutrale në krizën maqedonase
Brukseli nuk ka asnjë sugjerim konkret për qeverinë e re në Maqedoni. Eurokomisioneri Johannes Hahn gjatë vizitës së tij në këtë vend ka apeluar për bashkëpunim dhe ndjekje të rrugës euroatlantike në krijimin e qeverisë, krijimin e së cilës e synon Zoran Zaev I LSDM-së.
Ahmeti dhe sovraniteti
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim flet sot për emsionn “Exclusive” në Top-Channel. Disa pasazhe nga kjon intervistë janë hedhur në faqen online dhe aty na shfaqet Ahmeti që lë të kuptohet se ndoshta lideri i Ballkanit është ai dhe jo ndonjë tjetër.
Media në Maqedoni akuzojnë ambasadorin amerikan si prishësin e marrëveshjes Gruevski - Ahmeti
Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se Parlamenti i vendit ka njoftuar zyrtarisht se Nikolla Gruevskit i ka mbaruar afati si i mandatuar për krijimin e qeverisë së re. Që nga ky moment, disa faktorë politikë ndërkombëtarë dhe në Maqedoni po investohen që stafeta t’i kalojë Zoran Zaevit, drjetues i LSDM-së, i cili nuk arriti të dilte parti e parë. Në lojë është futur edhe ambasada amerikane në Shkup, e cila ka dalë hapur kundër VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevksit duke bërë thirrje për negociata.
Përçahet BDI, mbështetësit e Soros nuk duan qeveri me Gruevskin
Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti kanë bojkotuar takimin i cili duhet të vendoste nëse BDI do të hyjë në qeveri me VMRO-DPMNE. Agjencia macedoniaonline.eu thotë se të tre këta eksponentë të BDI-së janë të njohur si të lidhur shumë ngushtë organizatat joqeveritare të Soros dhe kanë kundërshtuar formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE. Megjithatë, statuti i partisë i lejon Ali Ahmetit të marrë një vendim vetë. Kjo sipas macedoniaonline shpjegon arsyet e braktisjes së mbledhjes dhe se me gjasë Ahmeti ka vendosur të hyjë në një qeveri me VMRO-DPMNE.
Tirana zyrtare ngatërron Maqedoninë me LSI-në
Nikolla Gruevski është mandatuar tanimë nga presidenti maqedonas si njeriu që duhet të krijojë qeverinë e re. Nga ky moment, ish-kryeministri maqedonas, njeriu që dominon skenën politike në vend deri më tani, do të nisë një luftë nervash që zhvillohet pas kuintave dhe që synon të dakordësojë një marrëveshje që zgjidh krizën. Zoran Zaev mbetet në pritje të përpjekjeve të Gruevskit që ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” se “unë do të përpiqem të krijojë qeverinë e re, por jo me çdo çmim”.
Plaftorma e firmosur në Tiranë, fiasko e radhës e faktorit politik shqiptar?
Marrëveshja e partive politike shqiptare në Maqedoni u përshëndet njëzëri nga politika në Tiranë, e cila e quajti një akt historik dhe një moment pjekurie politike nga faktori politik në Maqedoni. Teksa mediat maqedonase kanë reaguar në bllok kundër kësaj lëvizje, media shqiptare përcolli në përgjithësi reagimet e politikës, ndërsa nga mediat shqiptare në Maqedoni nuk munguan rezervat për përmbajtjen e marrëveshjes.