Ali Ahmeti, me qetësi dhe dashuri.“Ujit” kokat e “nxehta”: Do ta gjejmë zgjidhjen
Ndërkohë që politikanët në Tiranë janë ngritur për të folur për albanofoninë primitive të George Ivanovit, Ali Ahmeti, ose ndryshe “ustai” i kësaj situate, ka ujitur nervat e shqiptarëve me fjalë pastori.
“Ftoj partitë politike maqedonase që të përmbahen në shprehjen e pakënaqësisë së tyre nga implikimi i elementit ndëretnik për arsye të ndjeshmërisë së shoqërisë sonë. Juve të nderuar qytetar, ju ftoj që të ruani gjakëftohtësinë dhe mos të lejojmë që asnjëri nga ne të bie pre e skenareve dashakeqe që kanë origjinë adresa të dyshimta për ne. Ky është një problem politik dhe partitë politike si dhe institucionet e vendit do të gjejnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por në ndërmjet kohë, ta besojmë bashkarisht të vërtetën e jo trillimin”, shkruan ai në Facebook.
Të vihet re se Ahmeti nuk i referohet as në formë implicite deklaratës së Presidentit duke u shfaqur si politikani më i qetë në një situatë ku duket se të gjithë kanë marrë kot.
Add new comment