Plaftorma e firmosur në Tiranë, fiasko e radhës e faktorit politik shqiptar?
Marrëveshja e partive politike shqiptare në Maqedoni u përshëndet njëzëri nga politika në Tiranë, e cila e quajti një akt historik dhe një moment pjekurie politike nga faktori politik në Maqedoni. Teksa mediat maqedonase kanë reaguar në bllok kundër kësaj lëvizje, media shqiptare përcolli në përgjithësi reagimet e politikës, ndërsa nga mediat shqiptare në Maqedoni nuk munguan rezervat për përmbajtjen e marrëveshjes.
Fejzi Hajdari, analist politik dhe botues i gazetës Lajm në Maqedoni, ka thënë për Klan Kosova se Plaftorma e firmosur në Tiranë mes 4 partive politike shqiptare te Maqedonise, është fiasko e radhës e faktorit politik shqiptar.
"Nese vertet kreret politikë shqiptarë kane rene dakort dhe do te angazhohen per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, ne vecanti ne aspektin juridiko kushtetues, konform, sic thuhet ne Platforme: “Kushtetutes dhe Marreveshjes se Ohrit”, atehere, jam i sigurt se statusi juridiko-kushtetues i shqiptareve edhe sikur te arrihet e gjithe ajo qe figuron ne Platforme, nuk do te jete as ne nivelin e Kushtettutes se vitit 1974 te Republikes se Maqedonise, atehere kur Maqedonia te pakten ne preambulen e saje definohej si shtete i “maqedonasve, shqiptareve dhe turqeve”, dhe kur gjuha shqipe ishte zyrtare! Ne Marreveshjen e Ohrit keto gjera nuk figurojne, rrjedhimisht as ne kushtetuten e sot te Maqedonise. Zoti na ruajtë neve shqiptareve! Amin!"-shkruan Hajdari
Add new comment