Hajdari

Hajdutët me imunitet dhe ambasadat nisin sesionin parlamentar në rolin e shumicës dhe "opozitës"

Postuar në 02 Shtator, 2019 19:58

Pas qetësisë së verës që i lë qytetarët pa ndotjen akustike të hajdutëve me imunitet që popullojnë parlamentin, qeverinë dhe opozitën, loja ka rinisur sërish. Me ndryshimin e vetëm se këtë sesion janë të gjithë të diskredituar edhe me standardet e fëlliqësisë ku gjallojnë vetë.

Në tituj është shfaqur Gramoz Ruçi, një lloj pastërmaje politike e socialistëve, zahireja e fundit e tyre, ka folur edhe Taulanti, gaxhgauni i politikës. Kaq patjetër që mjaftojnë sa për të marrë shijen e supës që vazhdon deri në janar. Supës që e ka kthyer Shqipërinë në burg psikologjik.

Pse socialistët kujtohen tani për gruan e Presidentit? (Video)

Postuar në 13 Qershor, 2019 11:44

Me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti, socialistët kanë hapur edhe një tjetër debat, atë mbi moralin e zotit Meta, duke qenë se gruaja e tij është bashkëkryetare e opozitës dhe kësisoj kreu i shtetit sipas shumicës po bëhet palë me kundëërshtatët e mazhorancës.

Rudina Hajdari që përfaqëson opozitën e re në parlament me mbështetje të hapur nga ambasada amerikane u ndal te ky moment që socialistët e përkufizojnë si konflikt interesi.

Rudina Hajdari, pjesë e ekipit qeveritar? (Foto)

Postuar në 15 Maj, 2019 23:46

Rudina Hajdari, e konsideruar nga mazhoranca si drejtuese e opozitës së re parlamentare, e përfshirë së fundmi edhe si bashkëkryetare me Damian Gjiknurin në Komisionin e Reformës Zgjedhore duket se i ka më të thella se kaq lidhjet me qeverinë Rama.

Plaftorma e firmosur në Tiranë, fiasko e radhës e faktorit politik shqiptar?

Postuar në 08 Janar, 2017 11:48

Marrëveshja e partive politike shqiptare në Maqedoni u përshëndet njëzëri nga politika në Tiranë, e cila e quajti një akt historik dhe një moment pjekurie politike nga faktori politik në Maqedoni.  Teksa mediat maqedonase kanë reaguar në bllok kundër kësaj lëvizje, media shqiptare përcolli në përgjithësi reagimet e politikës, ndërsa nga mediat shqiptare në Maqedoni nuk munguan rezervat për përmbajtjen e marrëveshjes.

Subscribe to RSS - Hajdari