Hajdutët me imunitet dhe ambasadat nisin sesionin parlamentar në rolin e shumicës dhe "opozitës"
Pas qetësisë së verës që i lë qytetarët pa ndotjen akustike të hajdutëve me imunitet që popullojnë parlamentin, qeverinë dhe opozitën, loja ka rinisur sërish. Me ndryshimin e vetëm se këtë sesion janë të gjithë të diskredituar edhe me standardet e fëlliqësisë ku gjallojnë vetë.
Në tituj është shfaqur Gramoz Ruçi, një lloj pastërmaje politike e socialistëve, zahireja e fundit e tyre, ka folur edhe Taulanti, gaxhgauni i politikës. Kaq patjetër që mjaftojnë sa për të marrë shijen e supës që vazhdon deri në janar. Supës që e ka kthyer Shqipërinë në burg psikologjik.
Nga opozita, apo ajo që quhet e tillë janë shfaqur deputetë dhe ish - deputetë që flasin sikur të jenë zëdhënës ambasadash.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani bën thirrje që opozita të riintegrohet në sistem sepse siç thotë ai “nxjerrja e vendit nga qorsokaku politik, nga inpasi i sistemit, i cili nxit ne menyre artificiale krizen ne cdo fushe, ne nje vend demokratik, ka vetem nje ilac baze: opoziten e vertete, te fuqishme, parimore, te njerezve te ketij vendi, te perfaqesuar nga kontributore te besueshem publik. Interesi themelor i cdo shqiptari eshte, te ruaje demokracine si sistem politik”.
Pra sot sipas Ristanit sistemi është demokratik dhe lufta bëhet brenda tij. Deri më dje PD-ja na thoshte se sistemi është kriminal dhe atë e sundon krimi me Edi Ramën në krye. Patjetër që kanë qenë llafe boshe, një vrimë në ujë. Riintegrimin në sistem e kërkon edhe Lulzim Basha, por ai do të shpëtojë surratin nga hajvanllëqet e pranverës dhe të verës që erdhën si pasojë e paburrërisë së tij, në emërues të përbashkët me karagjozllëqet e një presidenti që është bërë si personazh i padeshifrueshëm filmash vizatimorë.
Sot i kanë ngarkuar detyrën që të flasë edhe Rudina Hajdarit një tjetër peshqesh që iu bë shqiptarëve. Zonja ka shpjegimin e vet për situatën.
Padyshim edhe kjo ishte një marrëveshje tjetër mes Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kërkuan të dalin nga Parlamenti, kërkuan të largohen dhe të lejojnë Ramën për të instaluar diktaturën në vend.
Përballë këtij regjimi që ka kapur çdo pushtet, opozita duhet të qëndrojë në parlament, është e vetmja rrugë. Duhet të mbështesim Reformën në Drejtësi, një reformë që po atakohet nga PS dhe partitë jashtë parlamentit. Është ky parlament dhe kjo opozitë që do të fillojë reformën zgjedhore.
Është ky sesion që do të çojë planin afatgjatë për ndryshimet e duhura të sistemit zgjedhor. Detyra jonë tani është që ne të mbyllim reformën zgjedhore. Ky është misioni ynë. Kjo opozitë dha shembullin e parë që fjala e lirë fiton mbi çdo gjë tjetër. Unë kam bindjen e plotë që Edi Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. Përballë kësaj qeverie skandaloze, përballë Edi Ramës, unë dhe grupi parlamentar dhe kushdo tjetër, është i mirëpritur të nisim betejnë tonë, fshat më fshat e qytet më qytet
është shprehur zonja.
Puna është sesi e ka mbrojtur Kryemadhi dhe Basha, Edi Ramën, duke u larguar nga Parlamenti. Lind kjo pyetje pasi ne kemi qenë këtu kur zoti Rama u kap në befasi nga lëvizjet e opozitës, e cila thjesht dështoi sepse nuk kishte bythë t’i qëndronte asaj që tha. Këtë bëri edhe në maj të 2017-ës.
Mesazhe si këto të këtyre dy personave janë në fakt apel i çdo ambasade që kanë hall stabilitetin duke ruajtur fasadën. Brenda apo jashtë sistemit tanimë një gjë është bërë e qartë edhe për shqiptarin më indiferent: ky sistem u shërben vetëm atyre 140 njerëzve që hyjnë aty brenda, enturazhit dhe kriminelëve që kanë nga pas. Askujt tjetër.
Add new comment