Zaev përafron vizionin për gjuhët me Gruevskin. Ligj për shqipen, por jo gjuhë e dytë zyrtare

Postuar në 10 Mars, 2017 18:58

Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe pretendent për kryeministër i Maqedonisë, ka publikuar programin e tij qeverisës. Sipas mediave shqip në vendin fqinj, programi përbën një hap poshtë Platformës Shqiptare sa i përket gjuhës shqipe duke pranuar si kriter prezencën e popullsisë në territor.

Do të ketë ligj për avancim të ligjit për gjuhën shqipe që qytetarët të komunikojnë më lehtë me institucionet. Maqedonia do të shtet i të gjithë qytetarëve. Do të përkrahim politikat e gjuhës. Qeveria e re do të propozojë ligj për gjuhën shqipe për zgjerim të përdorimit në institucione, ku do t’u mundësojë shqiptarëve që të komunikojnë më lehtë me institucionet. Atje ku ka 20% të qytetarëve, aty do të ketë gjuhë tjetër shtesë zyrtare, pra turqisht ku ka turq, rome ku ka romë etj. Është gënjeshtër se të gjithë qytetarët nuk mund të mësojnë ndonjë gjuhë do të dënohen. Institucionet që nuk do ta respektojnë ligjin për gjuhën, do të dënohen”, thuhet në program.

Kjo klauzolë është një hap  më poshtë kërkesës për shpalljen e shqipes gjuhë e dytë zyrtare dhe afrohet me propozimin e Gruevksit. Nga ana tjetër, Zaev ka pranuar hetim ndërkombëtar, apo me ndihmën e ndërkombëtarëve për rastin e Kumanovës, një kërkesë e hershme kjo edhe e qeverisë shqiptare.

Zaev ka përsëritur se Maqedonia do të jetë shtet për të gjithë qytetarët, ndërkohë që publikimi i programit është një mesazh edhe për presidentin Ivanov duke i deklaruar se pretendimi i tij se qeveria e re do të destabilizojë shtetin. Duket se kompromisi nëse ndodh do të bëhet mbi faturën e shqiptarëve, nëse një e tillë do të konsiderohet retushimi i ideve të Edi Ramës që propozoi, apo imponoi Platformën për partitë shqiptare në Maqedoni.

http://portalb.mk/379368-keto-jane-te-gjitha-pikat-e-programit-te-ri-qev...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.